Tërmeti/ Pasi humbi gjysmën e familjes në aksident, dhuron ambulancën për Mamurrasin, Prefekti nuk ia njeh: E solli Kanadaja, e çojmë ku të duam

3 Dhjetor 2019, 21:57Sociale TEMA

Mamurrasi, ishte një prej qyteteve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi me dhjetëra banesa rezultuan të pabanueshme, ndërsa 70 banorë janë strehuar në çadra.

Ramiz Vokshi tregon se prej 8 vitesh jeton në Kanada dhe para pak kohësh ka humbur gjysmën e familjes në një aksident automobilistik. Ai thotë se ka përjetuar një “tërmet” në jetë ndaj bashkë me fëmijët e tij, Asim dhe Blerta Vokshi,  ka blerë për qytetarët e Mamurrasit një autoambulancë dhuratë.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Mamurras, Anila Lleshi,e falënderoi Ramizin, të cilit i dhuruan lule dhe një certifikatë në shenjë mirënjohjeje.

Por ky kontribut nuk është pritur mirë nga Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, i cili i ka shkuar një mesazh Ramizit, ku thotë se autoambulanca është dhuratë e Qeverisë Kanadeze për popullin shqiptar, e jo për taksi, ndaj duhet t’i çohej atij e jo Qendrës Shëndetësore.

I prekur dhe i keqardhur, Ramiz Vokshi tregon për emisionin “Stop” çekun e blerjes së kësaj pajisjeje dhe gjithë dokumentacionin shoqërues.

Gazetarja: Përveç të dëmtuarve u prekën edhe shqiptarët, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit, pasi kontribuuan me mënyrat e tyre dhe një nga këto kontribute është dhe kontributi i zotit Ramiz Vokshi, i cili ka ardhur nga Kanadaja në Mamurras, pasi është banorë i këtij qyteti, për të kontribuuar për qendrën shëndetësore Mamurras.

Ramiz Vokshi: Jetoj prej tetë vitesh në Kanada, kam pas një disfatë të madhe, para këtij tërmeti më ka rënë një “tërmet” në familjen time… më ka vdekur gruaja, vajza dhe mbesa, tre ditë para se të bënte 6 vjeçe.

Gazetarja: Shkaku?

Ramiz Vokshi: Aksident. Gocën e kam në gjendje të rëndë, nipin e kam në gjendje të rëndë, vetë jam katastrofë. Për shpirt të këtyre të treve që më kanë vdekur në Kanada dhe i kam varrosur në Mamurras, unë Ramiz Vokshi, Asim Vokshi  dhe Blerta Vokshi, kemi sponsorizuar në vendlindjen time ambulancën me të gjitha mjetet. Brenda ka të gjitha materialet, tek shoferi ka telefon, të gjitha gjërat. Kjo është dhoma që ka të gjitha materialet, me elektroshok, me të gjitha ndihmat, ilaçet… Kam sjellë disa medikamente, të gjitha, nuk ka nevojë për 12 muaj që ambulanca të marrë furnizim.

Anila Lleshi (drejtoresha e qendrës shëndetësore Mamurras): Ne kemi një autoambulancë, por meqë zoti Vokshi na dhuroi këtë ambulancë, banorët e qytetit tonë do jenë shumë mirë nga shërbimi shëndetësor. Unë në emër të qendrës shëndetësore Mamurras dhe të gjithë stafit, e falënderoj duke i dhuruar edhe një certifikatë mirënjohjeje dhe i urojmë shëndet, sepse jeta vazhdon.

Ramiz Vokshi: Ishalla nuk ka nevojë të hypë kush në të!Gazetarja: Por ky kontribut mesa duket nuk i pëlqeu prefektit të Lezhës, Gjok Jaku. Çfarë ndodhi?

Ramiz Voshi:  Motër, në momentin që e dorëzova ambulancën, thirra kryetarin e Bashkisë Laç, edhe Gjok Jakun të Lezhës, të ishin pjesëmarrës, t’i vija në dijeni për respekt. Ai Gjok Jaku më ka çuar një mesazh…

Gazetarja (lexon mesazhin): “Ok, ok. Në fakt qeveria kanadeze ta ka dhënë dhuratë për popullin shqiptar e jo për taksi, e se ku ka nevojë e dimë ne më mirë”.

Ramiz Vokshi:  Unë çuditem, me pasurinë time, çfarë halli ka se ku e jap unë. Nuk është kontributi i shtetit kanadez por i familjes time, me mua në krye. Për këtë unë disponoj çekun që e kam blerë, kontratën tek kush e kam blerë, të gjitha dokumentet. Edhe transportin që i kam paguar vetë…

Gazetarja: Se natyrshëm, lind pyetja që nëse kjo ambulancë do të dhurohej nga Kanadaja për popullin shqiptar, pse do të të përzgjidhnin ty që ta sillje, ke ndonjë shoqatë?

Ramiz Vokshi:  Jo nuk kam asgjë… më ka rënduar, prandaj iu drejtova emisionit “Stop”, se ja ku i kam të gjitha dokumentet që e kam blerë dhe e dorëzoj ku të dua unë , jo ta dorëzoj tek një shtet hajdut si kryetari i bashkisë Lezhë, apo çfarë është ai, erdha t’ia tregoj me dokumente. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos i sjellin  ndihmat nëpër qeveritarë, se të gjithë kanë hall t’i vjedhin e t’i shesin… të vini e t’i dorëzojnë vetë privatisht.

18 komente në “Tërmeti/ Pasi humbi gjysmën e familjes në aksident, dhuron ambulancën për Mamurrasin, Prefekti nuk ia njeh: E solli Kanadaja, e çojmë ku të duam”

  1. Lezhe says:

    Prefekti eshte rrot kari komplet, por kare komplet eshte dhe gazatarja injorante qe intervistoj zoterine e nderuar

    1. Bari says:

      O Lezhe!
      Mire Gjok Jaku ashtu qenka,por ti qenke gomar qe te mungon samari?
      Tjetri te fal gomarin ti e shikon nga dhembet!
      Shtet muti!

  2. Vlonjati says:

    ME VJEN SHUME KEQ PER DHURUESIN E NDERSHEM E FATKEQ ..A KA SHTET E FUQI QE TA SHKARKOJNE KETE GJOKUN E FUQISHEM?? BESOJ JOOO SE GJOKU MBAS SHPINE KA DOSHIN ROSHIN RAMEN NIKOLLIN SPIROPALLIN DADEN E SHUME GJOKA TE TJERE TE FUQISHEM ..LUM NE SI POPULL .. RROFTE MAFIA

  3. Rina says:

    Merja pas Autoambulancen e dergoe ne nje vend te varfer AFRIKAN ..Do besh mekat ne vendin e mallkuar po e le .Jenjeri i ndershem e fatkeq .Mos i beso kurre TURKUT GREKUT SERBIT E SIDOMOS SHQIPETAREVE TE SHQIPERISE ..

    1. Henry says:

      Nuk e di pse sipas teje o cope injorante nuk i duhet besu turkut por nje gje e di, qe qofte ne Turqi e qofte ne Greqi nje rast i tille nuk do kishte ndodh.

  4. Torino says:

    Or Gjok!Or Jak!Ca si ty na e heqin deshiren per te ndihmuar!Or ….nejse respekte per ty or zotni se qenke vertet njeri i mire,dhe ngushellime jeta vazhdon te dhente zoti ymer vajzes e djalit,lere jakun se sia vlen mu mar me t’marin tung.

  5. Spartakos Thraks says:

    Epo çfarë njerëz qenkan këta,” tjetri të fal gomarin këta e shikojnë nga dhëmbët “Ky zotëria i nderuar ka hedhur leket e tija dhe dhuron ambulancën atje ku i do zemra e tij, këta i thonë se e dimë ne se ku do ta japim ambulancën,,,” Yxhymer me portofolin e tjetrit “mesa duket duan që ta përdorin ambolancen si triumf të tyre përpara elektorates. Tjetri del me çekun e blerjes, këta thonë se ja fali qeveria e Kanadasë. Po pse ore qeveria nuk dinte që ta falte vetë direkt pse duhet të përdorë ndërmjetës. I thonë se e ka sjellë për taxi,,, Zotëria e fali në qendra shëndetësore e cila është sigurisht shtetërore dhe e kanë falënderuar për këtë gjest. Nga i nxjerrin këto konkluzione këta. Merre ambulancën o zotëri dhe falja shtetit të Xhibutit se ata do të ngrenë bust se do ta vlerësojnë atë që bere.

  6. GRAMOZ says:

    Z Ramiz ju lumte per humanizmin qe ke bere per qytetin tone te femijerise.

  7. besniku says:

    Nuk mujta pa u pergjigj edhe vet me gjithse nuk me takon por jem Shqiptar ,por ati Gjok Jakut dua me I than une qe ajo Ambulance ose ja kthye ati njeri I cili ka ber shpenzimin dhe ka dokumentet e rregullta ose as ti jeten tate zdo ta gezosh e ater as ty gjok ska per te ndihmuar Ambulanca maje mend dijersa e kurrkujt nuk nu ke per ta shkelur boll vec kaq pac

  8. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

    …shkarkojeni ate antinjerezor (se antishqiptar po e po) , shkarkojeni se shtaze te tilla pengojne inisiativen,perparimin, pengojne Shqiperine me dashje….

  9. a says:

    Rast tipik I katnarit qe s’njef ligje dhe i fuksionarit katnar qe pervcse I korruptum nuk njef as ligje e rregulla.
    Katnari nga Kanadaja bje nji ambulance se ndryshe ndihmat vidhen. Ambulanca standard amarikano verior sperputhet gjekundi me ato ne AL (te porositura ne DE). Po ka telefoni te shoferi!!
    Katnari I lezhes nuk po shef as nonji lek per te kap e as nonji dekorate per te vu ne gjoks…..

  10. Kasem gahinji says:

    Nuk e kam ndjekur kete emision.por ishallah eshte keshtu dhe gjok jaku te kerkoje falje publike.por…une di qe kur dicka blihet me cek,ceku i jepet shitesit,ekuivalent me parane.ceku nuk mbahet nga bleresi.

    1. dany says:

      cheku i jepet shitesit por kopjen e mban bleresi!!!!

    2. Flamur says:

      O Kasem çdo çek qe leshohet ka kopjen mbrapa ose ne fund te bllokut.

  11. leferia says:

    Ne rast se qendron siç pershkruhet ketu ai krye.ar nuk duhet te qendroje me ne ate post!Ne rast se nuk eshte e tille kjo ngarrje atehere ketij qytetari i them ta dorezoje tek “Klani” se ata e dijne me mire se ku e çojne!Saliu e do nje te tille ne dispozicion se helbete ne buze te varrit eshte!

  12. Jurgeni says:

    O Edi Rama pp zhduki nga administrata kera injorantet.

  13. rexha 10 says:

    DHURATA NUKE KTHEHET MBRAPSHE ,SICE PO VEPRON KY PREFEKTI.DHURATA I ESHTE BERE INSTITUCIONIT PUBLIKE ,DHE JO PREFEKTIT PERSONALISHT.PRANAJ ESHTE DETYRIM QE TE PRANOHEJ .CFAE NA PRANON PREFEKTI SI DHURATE ATHERE? P A R A N E.?
    KESAJ I THONE ,DHIJA E ZGJEBOSUR ,DHE BISHTI PERPJETE.

  14. Free says:

    Fol me Llum Gjokun mrome dhe e do perveti ambulancen me mledh drru e me flejt naten mrena se ka krevat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje