Grupi Balfin nis disbursimin e fondit për të dëmtuarit nga tërmeti , paguan 220 mije eurot e para

3 Dhjetor 2019, 19:30Sociale TEMA
Grupi Balfin nis disbursimin e fondit për të dëmtuarit nga

Ka nisur gjatë ditës së djeshme për të vijuar edhe sot, lëvrimi i parë i fondeve të Grupit Balfin për të dëmtuarit nga tërmetet në Shqipëri.

Një veprim i tillë vjen pas publikimit në media për dhurimin në dobi të personave të dëmtuar të 1.2 milionë eurove nga ana e Grupit më datë 29 nëntor 2019, duke e bërë realitet vetëm 3 ditë pas këtij publikimi.

Në faqen zyrtare të Balfin është publikuar sot një njoftim në këtë kuadër, ku shihet se që ditën e djeshme janë bërë pagesat nga kompanitë Neptun Maqedonia, Neptun Kosova dhe Jumbo Kosova, për të vijuar sot me pagesën e Qendrës Tregtare Univers (QTU) në Shqipëri.

Këto kompani kanë disbursuar në llogarinë e Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nga 80, 70 dhe 70 mije euro, për një total prej 220 mije eurosh.

Grupi thekson se ditët dhe muajt në vijim do të vazhdojnë donacionet deri në lëvrimin e plotë të fondit prej 1.2 milionë eurosh, në mënyra dhe forma të ndryshme.

Balfin bën të ditur se do të vijojë t’i bëjë transparente vazhdimisht të gjitha transaksionet bankare në fjalë në faqen zyrtare të tij www.balfin.al.

Lini një Përgjigje