Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, shkruan në Twitter se të enjten në Durrës do të vijnë 15 inxhinierë rumunë, të cilët do të ndihmojnë në vlëerësimin e ndërtesave të prekura nga tërmeti.
Më tej, Balla shkruan se Rumania u ka dhënë “Medalje Nderi” 52 efektivëve të emergjencave që erdhën në vendin tonë menjëherë pas tërmetit.
“Qeveria e Rumanisë u jep “Medalje Nderi” 52 efektivëve të ekipeve të shpëtimit, të cilët u vendosën mënjeherë në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.
Të enjten 15 inxhinierë rumunë do të mbërrijnë në Durrës për të ndihmuar në vlerësimin sizmik të ndërtesave”, ka shkruar Balla ne rrjetin socil.