Nga Rexhep Qosja
Jemi të tronditur.
Të gjithë.
Jemi të tronditur, me shpirt e me mendje.
Të gjithë.
Të tronditur në këto ditë para e gjatë Ditës së madhe në historinë tonë- Ditës së Flamurit kombëtar e shpalljes së Shqipërisë shtet.
Të gjithë.
Të tronditur për shkak të gjithë atyre viktimave, të gjithë atyre të plagosurve, të gjithë atyre traumave që nuk kalojnë lehtë e shpejtë, për shkak të gjithë atyre dëmeve të mëdha lëndore, ekonomike, shoqërore e kulturore.
Jemi të tronditur për shkak të tragjedive që pësuan nënat, fëmijët, vajzat e reja e djemtë e rinj, në lule të rinisë.
Tronditja e shkaktuar kësaj here prej tërmetit të 26 nëntorit është tronditje që zgjat shumë. Dhe, zgjat shumë për shkak se pushton ndjenjat, pushton shpirtin, pushton ndërgjegjen e gjithë atyre që mendojnë përgjegjshëm.
Kjo është tronditje në të cilën përmblidhen ndjenja e mendime për historinë, për bashkëkohësinë dhe për ardhmërinë tonë, por edhe për historinë, bashkëkohësinë, ardhmërinë në përgjithësi. Kjo tronditje na nxit të vetëpyetemi:
A kemi mësuar krejt çka duhej prej historisë?
A e kemi vështruar dhe kuptuar sa e si duhet bashkëkohësinë?
A kemi menduar largpashëm për ardhmërinë?
Në këtë gjendje tronditjesh mund të jesh i pushtuar edhe prej mendimesh kundër natyrës dhe me mendime të tilla t’i drejtohesh asaj:
Natyrë! Natyrë! Natyrë e mrekullueshme në këtë planet që i thonë Tokë, Tokë me bukuri të jashtëzakonshme që nuk mund të merren me mend në asnjë planet a trup tjetër qiellor. Na e ke bërë të mundshme jetën në hapësirat e tua tokësore, ujore e ajrore. Pse kohë pas kohe po na e helmon jetën edhe me tragjedi, me tronditje, me pikëllime.
Përpos prej njerëzve, popujve, shteteve, fatkeqësitë, tronditjet po na vijnë edhe prej teje, Natyrë?!
Dhe po na vijnë me padrejtësi.
Hajde e mos e shpreh këtë mendim që nuk mund të mos thuhet këto ditë zie, kur i sheh arkivolet e tragjedisë dhe të pamëshirës natyrore!
Hajde e mos i shpreh këto mendime kur i sheh arkivolet dhe i dëgjon fjalët e medieve për tragjeditë që u mbyllën në ato arkivole:
Për tragjeditë e familjes Lala, të cilën e përbënte edhe nëna me katër fëmijët, mes të cilëve binjakët dyvjeçarë, ndoshta ende duke u mëkuar nga qumështi i nënës.
Asnjë fjalë, asnjë figurë, asnjë mendim, asnjë pamje nuk është e mjaftueshme për të përshkruar, për të paraqitur gjithë tronditjen që na shkaktoi pamëshira tragjike me të cilën natyra e dënoi këtë nënë me katër fëmijët e saj, me binjakët e saj! Dhe të tjerët bashkëviktima me ta.
Hajde e mos i shpreh këto mendime kur i sheh arkivolet në të cilat u mbyllën tragjeditë e anëtarëve të familjeve Cara, Ndreu, Gregu, Vata, Reçi, Meçja. E të tjera, tragjeditë e të cilave na e copëtojnë zemrën.
Hajde mos i shpreh këto mendime kur i sheh arkivolet e dy vëllezërve kosovarë, Abazi, të valltares, të piktores, të studentes që donte të studionte arkitekturën e bëhej mjeke, të të rinjve të tjerë e të rejave të tjera që nuk pritën të provojnë të mirat e gëzimet që sjell pjekuria!
Por, hajde e mos e thuaj edhe një mendim tjetër që kë krejt nuk do e ngre kundër shqiptuesit të këtij mendimi: tronditjes që na ka pushtuar i kanë kontribuar disa njerëz, disa nga ata njerëz të zgjedhur gjatë 30 vjetëve tona për të krijuar institucionet e për të ngritur ekspertët që do të merreshin me të priturat e me të papriturat që mund të na sillte kur natyra e pamëshirshme e kur njëmendësia e keqkuptuar.
Dhe, këta njerëz i quajmë politikanë e shtetarë!
Në këto ditë tronditjesh unë nuk mund të mos mendoj edhe për ato që kam parë e kam dëgjuar qe tridhjetë vjet në jetën partiake, politike, shtetërore shqiptare. E ato që dëgjoja dhe ato që shihja gjatë njëzet e katër orëve të ditës e të natës ishin e janë mosmarrëveshjet, zënkat, konfliktet, mosdurimet, urrejtjet e ndërsjella të forcave politike, në radhë të parë të prijësve politikë dhe të argatëve të tyre.
Deri në ditën e tërmetit tragjik nuk gjendej arsye, nuk gjendej mjet, nuk gjendej qëllim kombëtar, shoqëror, shtetëror a moral, më në fund njerëzor, që prijësit partiakë e shtetërorë të këtyre tridhjetë vjetëve do t’i bënte e do t’i detyronte , më në fund, të merreshin vesh. Jo.
E mosmarrëveshjet e tyre, mosdurimet e tyre, zënkat e tyre, konfliktet e tyre, privilegjet e tyre dhe lukset e tyre janë ndër arsyet e degdisjes së gati dy milionë shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova në Botë gjatë10-15 vjetëve të fundit!
Tani, përnjëherë, pas tërmetit, pas fatkeqësisë natyrore, u pajtuan: gjetën atë që as këta e as ata paraardhësit e tyre nuk e gjenin kurrsesi më parë: u pajtuan!
Dhe, ai, kryetari partiak që qe sa vjet në Shqipëri, në Kosovë, në Ballkan, në Evropë e në SHBA flet vetëm për më të këqijat, më të ulëtat, më të poshtrat, më të zezat, më të krimshmet e Shqipërisë në politikën e atyre ndaj të cilëve është në opozitë, përnjëherë tha: me gjithë ndasitë që kemi, në nevojë jemi një komb! Por, Por!
Mendja e tij na mësoi se vetëm në nevojë, e jo edhe në tragjedi, vetëm në nevojë e jo edhe në gëzime, në nevojë e jo edhe në varfëri, jemi komb, jemi një komb!
Dhe kjo fjali megjithatë shumë shpejt u botua në rrjetet sociale të kundërshtarit politik – të të sulmuarit pa pushim shumëvjeçar!
Dhe, kështu u pajtuan! I pajtoi tragjedia e të varfërve! I pajtoi tragjedia e të shpërfillurve. I pajtoi tragjedia e të konsideruarve të tepërt! Por u pajtuan rrejshëm.
Mund të them siç po them se pikërisht tani kur këta rreshta po i qes në shkrimin tim po dëgjoj sulmet e dy Sulmuesve të pandalshëm ndaj të Sulmuarit të gjithnjëshëm – kryeministrit Edi Rama! Dhe, po i shoh Sulmuesit duke u sjellë ndaj pasojave tragjike të tërmetit si qeveri e dytë e Shqipërisë, që e shpërfill, s’e pranon Qeverinë që zgjodhi populli! Dhe, Shqipëria e Abdyl Frashërit, Vaso Pashës e Ismail Qemalit na bëhet Shqipëri me dy qeveri të papajtueshmë në ditët paskajshëm pikëlluese, tronditëse në historinë e saj!
Dua të shpresoj, dua të besoj se pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 populli shqiptar do të jetë forcë politike me sy, me të cilët do të shohë më qartë se deri tash, forcë politike që e sheh qartë, që e kupton qartë gjendjen e vet, që e mendon qartë ardhmërinë e pasardhësve të vet, që mendon jo vetëm për premtimet e të priturat, si deri tani, por edhe për të papriturat natyrore, politike, shtetërore.
Njëmendësia aq e pritur, aq e ëndërruar, aq e dëshiruar na ka sjellë edhe shumë të papritura e shumë dëshpërime gjatë këtyre tridhjetë vjetëve. NA e solli edhe “qeverinë” e dytë në ditët më dhembjesjellëse!
Por, nuk jam pesimist.
Pesimist nuk mund të më bëjnë ata që postet politike i shfrytëzojnë për t’u qëndisur me miliona duke shfrytëzuar postet politike, ata që postet politike i shfrytëzojnë për t’u stolisur me vila në Gjirin e Lalzit e përgjatë bregdetit, në Brezovicë e Prevallë. Dhe jo vetëm. Jo. Kurrë.
Pas tronditjes sado e gjatë qoftë, që solli tërmeti, fatkeqësia, megjithatë, do të bëhet nxitje për forcim, për ngritje shpirtërore, etike, shoqërore, kombëtare, shtetërore.
Populli shqiptar, përpos gjatë këtyre tridhjetë vjetëve tranzicion, kurrë, në asnjë epokë a periudhë historike, nuk ishte pa figura historike si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Jeronim De Rama, Konstandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hoxha Tahsini, Jani Vreto, Abdyl Frashëri, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Isa Boletini, që politikën e përdorën jo duke u pasuruar prej saj po duke u flijuar për Shqipërinë e për shqiptarët.
Durrësi, më i dëmtuari në tërmetin e 26 nëntorit, do ta marrë veten. Shumë tërmete ka përjetuar Durrësi: më 177 para erës sonë, më 334, 506, 1273, 1869, 1870, 1926, 1979… dhe shpejt e ka marrë veten. Ishte qytet i dëshiruar edhe prej të huajve, prej miqve dhe prej pushtuesve. Takimet me popuj të tjerë e kanë pasuruar kulturën e tij e qytetërimin e tij dhe e kanë shtuar lavdinë e tij historike e kombëtare. Fatkeqësinë e fundit natyrore, si edhe herët e tjera, Durrësi do ta përballojë, do ta mundë me dhuntinë e tij të madhe jetëkrijuese, gjallëruese ndërtimore e gjithëkombëtare.
Në sajë të dhuntive të Durrësit, në sajë të solidarësisë që treguan bashkatdhetarët kudo që janë sot e, sidomos, Kosova, shqiptarët e goditur prej tërmetit do të kenë gatishmëri e do të dinë të zbatojnë mësimet e rilindësve të mëdhenj të cilët me gjithë sakrificat e pamatshme e bënë Shqipërinë dhe e bënë shqiptarin: më të fortë, më të ngritur e më të zhvilluar në të gjitha pikëpamjet.
Fatkeqësia e 26 nëntorit do të përfundojë me fuqizim të përgjithshëm të shqiptarëve: të mundësive ndërtuese e krijuese.
E kuptueshme. Nuk është thënë pa dëshmi shumëshekullore se dhembjet e vuajtjet i bashkojnë njerëzit më shumë se gëzimet.
E tani për tani më e rëndësishmja është: të jemi – të gjithë me Durrësin, me Tiranën, me Thumanën e të gjitha qytetet, qytezat, fshatrat që i dëmtoi tërmeti, të jemi me ta me çka kemi, me çka mundemi e me çka dimë. Se ashtu do të jemi me shtetin amë, Shqipërinë, me Kosovën, me gjithë bashkëkombëtarët kudo ndodhen ata.
Do ti keshilloja cdo talkshow, cdo programi televiziv per se paku nje jave, te zhdukte te ashtuquajturit/at opinioniste qe dine vetem te qelbin mbremjet me fjalite e tyre te pakuptimta, dhe ti me leximin e ketij shkrimi! Mundesisht prej R. Arbanes ose R. Ndrenikes dhje jo prej “aktoreve” te tredhur.
FALEMINDERIT !
FALEMINDERIT O NJERI I MIRE.
Gjalle akoma ky enveristi?!
Profesori yne I nderuar, brilant si gjithnje.
Shkrim brilant I kapur nga të gjitha pikat. Për këto fjalë ka nevojë opozita jonë të hapi veshët e të dëgjojë fjalët më vlerë të këtij e mjeshtri dhe atdhetari nga të dyja anët tona për të cilet ka nevojë në këto momente të vështira populli dhe që janë të pakët në këto momente që I dalin zot atdheut. Njerëzit e mençur dhe patriote njihen në ditë të vështira dhe jo të hudhehiqen nga momentet partiake dhe interesi personal.Bashkimi bën fuqine
Mbas nje jave qenka “tronditur” ky i retarduari aka “apologjeti” i Handkes. U tund mali se polli miu (i bibliotekes se Kdarese).
I gjori ti, o “Bali”!
Ne shqiptaret kemi nevoje per me teper mendim dhe veprim ne frymen e te ndriturit Rexhep Qosja, i cili hera heres na dergon sinjale te vyera te nje fanari ndricues per “shqiptarine e sotme” dhe ne mendjen time pa rezerva e perfitime vetjake! Te shpresojme, qe mendimet e R. Qoses do te ndeshin ne nje rezonance gjithnje e me te madhe tek bashkeatdhetaret tane!
Te falemnderit R. Qosja!
Mire or partizan, meqenese i percjell me vemendje dhe endje “ndriqimet” Rexhes, qfar thua per “mbrojtjen” qe i beri ai nacistit pro-serb Peter Handke? Apo duke e mbrojtur Handken, ai perpiqet ta mbroje edhe “ekscentricitetin” e vet. Pra tek Handke ai sheh vellaun e vet shpirteror (por me shanca zero per nje qmim nobel).
C’mund te thuash per nje shkrim te Rexhep Qoses?!
Po, nje leksion ndricues per syte e popullit, atij lexues, nje leksion per te gjthe edhe atyre jolexues por degjues, po per ata as lexues e as degjues, dhe per fat te keq ne i kemi me shumice?!
Njera eshte pjese e “o erresire e Todrit” qe shet jeten per nje thes miell, nje here ne 4 vjet dhe per nje byrek e nje dhalle ne menyre permanente per funjave, pjesa tjeter eshte e verberuar nga peefitimi personal, ketu nuk fus politikanet por ata qe kane humbur dicka ne jeten e tyre, flas per Fugat “antikomunist” qe keekojne azil ne 2019- n si te persekutuar me nje “deklarate” te shkruar nga nje Skenderbe 30 vjecar, sekretar i PPSH-s , mbrojes i “Demokracise”…. Ne fakt mbrojtes i demokracise Thumane, Astir, Bathore, Shtesa pallatesh, Gerdeci, 21 Janari, 97-te eeee… plot, por i mbeshtetur ne “djetoristat” Imami, Fevzi, Met, Azem, Olldash etj…
Ndoshta “Natyra” nuk u tregua aq e pameshireshme, por nje thirrje, terheqje vemendje, sepse 30 vjeteshi ka lene shteg per nje vazhdim te ketilla. “Thesi i mjellit” do paguhet….
Te lumte o medjendritur o rilindas i madh i kohes tone Sa vlere ,sa optimizem japin mendimet tuaja te vyera zoti Rexhep.Mirenjohje pafund nga Elbasani
Profesor Qosja je Shqiptar me shpirt e me mendje, je Patriot, i thjeshte i urte e i ditur. Fjala te peshon dhe e ke flori. Shqiperia dhe Shqipefolesit kudo ku jane ne Shqiperi , ne Kosove , Mal te ZI , Maqedoni Greqi e kudo ne Bote te duan e vleresojne per ate fjale te thjeshte, te urte e te mencur. Te lexoj me kenaqesi dhe shume Respekt e dashuri… Faleminderit ..
I Madh dhe i MIre prof. Rexhep Qosja. Duke te lexuar vepren e kupton pse te urrejne vemjet politike qe duan te sundojne per tu pasuruar.
Rrofsh prof.
I madhi dhe i miri Rexhep Qosja!
Ky i ngrati akuzon natyren….dmth vazhdon te jete ateist dhe i beson natyres dhe jo Zotit
Burr i larte! Eshte kenaqesi te lexosh nga jote.
Te falemnderit o Kryekombetar, o Kryeatdhetar, o Kryeimençur!
Klysh kmunisti. Shqipria asht prone e Sulltanit Sali Birish.
Profesor,keshtu duhet menduar ,keshtu duhet vepruar,keshtu duhet jetuar etj. Vetem ne kete fryme qe thoni JU kombi sheron plaget,te cilat jane te thella te shkaktuara jo vetem nga armiqte, por edhe nga bijte e vet prototip te Esat Toptanit e Ahmet Zogut.
Profesor,gjithçka qe shtruat ne kete shkrim nuk ia heq njeri presjen,por desha t’ju kritikoja miqesisht ,njerezisht per nje deklarate te cilen ka kohe qe e keni lansuar: shkembimin e territorit. Profesor, si eshte e mundur qe mendja juaj kaq e ndritur ,qe perfaqeson ate vijen lidhese mes rilindjes se RILINDESVE te medhenje ,te cilet nga hiçi formesuan nje ide aq fisnike ,aq te domosdoshme dhe shpetimtare qe çoi ne formimin e nje shteti gjysmak (qe sigurisht ata kerkonin nje shtet te formuar me te gjitha pjeset e saj qe na takonin),te deklaronit keshtu.? Çka u shtyu te benit nje thirrje te tille qe bie ndesh me idete e Abdyl Frasherit, qe jo rastesisht kishte zgjedhur Prizrenin te bente ate Lidhjen e famshme,i cili kishte menduar se Prizreni ishte qendra gravitacionale ku do te ishte e mundur,nga aty,te perhapte idene e formimit ,hap pas hapi,te shtetit shqiptar me te gjitha viset e saj.
Profesor,si eshte e mundur te jini ne sinkron me Vuçiçin per shkembim te territorit.? Une kurre nuk e besoj se ju jini i shitur,i shantazhuar apo diçka tjeter. Kurre. Po ateher pse..? Ne emer te nje stabiliteti apo perfundimi te çeshtjes shqiptaro serbe mbi kurrizin tone ?! Po a dini ( dhe besoj se e dini),qe veriu i Kosoves nuk ka qene kurre i Serbise. Ata serb qe jane aty,ata kane ardhur shume vone si kolonizatore. Jane vendosur aty sepse serbet e dinin shume mire rendesine e asaj pjese aty. Oreksi i tyre ishte shume i madh,gllaberimin mundesisht te te gjitha territoreve. Por kjo fatmiresisht nuk u arrit. Dhe lufta e fundit na gjet,fale perputhjeve te interesave tona me ato te perendimit ,ne nje pozite te favorshme qe nuk e kishim imagjinuar. Hap pas hapi,jo pa probleme,Kosova u njoh nga me shume se 100 shtete ne kufijte ekzistues qe ju fatkeqesisht ,me deklaraten tuaj per shkembim territoresh,e kontestoni. Pse.? Mendjet si juaja,duhet te jene disa hapa para mendjeve te politikaneve e popullit ne pergjithesi. Prandaj shtetet kane akademi dhe akademikë,te cilet prijne me idete e tyre,qofte per mire ose per keq.
Per te mos e zgjatur me tej,ju beje thirrje ne emer te nje oqeani me gjak qe derdhen shqiptaret e pafajshem nga barbaret serb e grek sidomos,te terhiqni kete ide duke kerkuar falje ,pasi faktet jane ne anen tone. Kjo do te lartesonte figuren tuaj dhe ju do te zinit ,me pastaj, vendin ne ne PANTEONIN RILINDESVE TE MEDHENJE.
Me respekt ,nje shqiptar nga Kosova.
Ne momente te tilla dhimbje dhe deshperimi , cdo njeri ka nevoje dhe per nje fjale te mire , per pak optimizem , por dhe per te verteten .E kete me mire se kushdo e ben ky Burr , qe ne cdo kohe nuk ka nguruar te thote te verteten me fjalen e tij si shpate.
Nji gje s kuptoj.
Prap “padrejtsi” po na behet ne [email protected]
Se,”padrejtsi” historike n kongres t berlinit e konferenc t londres,n rambuje te frances,e tash me shtymjen e negocjatave…gjithmon ne kujtojm se na behet padrejtsi prej t [email protected]@[email protected]@!!
E tash “padrejtsi” prej [email protected]!
Dhe e thot kte nje shqiptar i ditur!
Vaj halli se ça thot turma shqiptare e [email protected]!
Pallavra mo…
Nje gje esht shum e thjesht m u kuptu por pak e veshtir ,po,me ja thon shqiptarve,sidomos kur je mes tyre sepse te hidhen n fyt si hijenat…
Po ngacmove gjarpnin,t kafsho.
Po hyne n strofkull t ujkut,ai t ha.
Po t shkosh n dyqon pa lek n xhep,s ble dot gjo.[sado deshira t kesh]
Po ece shpejt me makin pa frena,do besh karambol.
Po nejte mas bythes s elefandit ka gjasa qe njiher do mbulohesh me mullar bajge elefanti.
..po ashtu..po t ndertosh n kenet,tok pa bazament,po i prishe kollonat murmbajtse t pallatit me bo sallon bixhozi e bastesh..,po ndertove me cilsi t dobet,ka shum gjasa qe kur t vij termeti ti shemb ato ndertime skarco dhe nese je mren,t zuni ndertesa jote,qe e bere vet….esht ky ai ligji i mesiperm i mutit t elefantit…
Prandaj mos fajso dynjon por …..