Tërmeti, Rama nga samiti i NATO-s: Fola me Trump, Merkel dhe Macron. Liderët botërorë të interesuar për gjendjen në Shqipëri

4 Dhjetor 2019, 14:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ku po merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s. Në një deklaratë për median Rama tha se për të kërkuar ndihma për Shqipërinë takoi Trump, Merkel, Macron, Erdogan, Conte dhe disa liderë të tjerë botëror teksa u shpreh se ata janë të interesuar për gjendjen në Shqipëri.

Më tej kryeministri i bëri sërish thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha që të bashkëpunojë për të kaluar këtë situatë të vështirë në të cilin ndodhet vendi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Takova kryeministren e Danimarkës ka qenë e interesuar, kryeministrin e Italisë Conte dhe po kështu edhe të Kanadasë. Me Presidentin Trump kemi folur, me Presidentin Erdogan dhe të shikojmë më tutje, qëllimi është një konferencë e madhe donatorësh, reagimet e para janë pozitive. Po vijojmë punën intensive në këtë drejtim.

Fokusi ka qenë në këtë temë natyrisht që ka pasur edhe elementë në bisedë lidhur me ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do të shkojë procesi i diskutimit dhe si mund të shkojnë mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për një ndryshim të metodologjisë. Por unë kam qenë i fokusuar te kjo cështje që prek njerëzit. Vendi do të bëjë të njëjtat gjërat sikur të ishin hapur negociatat.

Ministrja e Mbrojtjes po vijon komunikimet me homologët edhe ministri i Jashtëm në detyrë. Mua më duhet të kthehem, u kemi vënë në dispozicion edhe dokumentet dhe shumë informacion për një pamje të qartë, pasi në nivelin e ministrive të jashtme apo në Bruksel informacioni ka arritur dhe ndjekja bëhet në kohë reale, vijojmë që të shikojmë ndihmë për logjistikën e strehimit të përkohshëm.

Por ajo ka qenë objektiv dhe them se i kam arritur, të përfshijë drejtpërdrejt liderët dhe emocionalisht ata që janë të rëndësishëm në këtë proces. 

Basha? Nuk ka asnjë sens që të vijojë historia me deklarata dhe komunikata në distancë kur të gjithë ne jemi të goditur nga e njëjta tragjedi por të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpie më të madhe se shtëpia e politikës, shtëpia e Shqipërisë”  tha Rama. (TemA)

4 komente në “Tërmeti, Rama nga samiti i NATO-s: Fola me Trump, Merkel dhe Macron. Liderët botërorë të interesuar për gjendjen në Shqipëri”

  1. Miku says:

    Cfare donacione pret ky njeri?BE i dha vetem 15 milion dollare.Ore z.k/ minister, jep more doreheqjen, nuk te ndihmon ty njeri.Lerja vendin nje tjetri te pa perlyer dhe do shikosh donacionet.Ka plote PS, djem e vajza te zot
    Me fal zoti Rama, por juve jeni i pa afte, jeni i pa besuar.Sa me shpejt me mire, mos prit tu ngrihen gjakrat ketij populli.As ti dhe as Luli, nuk e beni dot kete pune, ti mbushet rradakja keti populli.Jeni te pa afta dhe te korruptuar, jani pa namuz sic thoye populli.Nuk qeveriset me tralala, qeverisja don koke don dhe byth.Ju more zoteri nuk keni asnje

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Ore Mik,c’jane keto gjykime pa fakte,kjo eshte si llogjika e mikut tim…

  2. Aldo says:

    Bravo i ke dhene leje ndertimi qindra mafiozve. Per te ndertuar ato pallate prej kartoni bashke me Vangjush Dakon. Tani ben rrollin e viktimes.

  3. rexha 10 says:

    FOLE MORE TE LUMTE GOJA
    TE MESOJME SADO PAKE
    SHQIPERISE I DOLI BOJA
    DHE TEPSISE ME GJITHE KAPAK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje