Arben Meçe: Çfarë do të ndodhte, nëse epiqendra e tërmetit do të ishte në Tiranë

5 Dhjetor 2019, 19:30Sociale TEMA

I ftuar në programin “Historia ime” në Klan, ka qenë inxhinieri i njohur Arben Meçe, i cili ka treguar për problematikat e ndërtimeve që u evidentuan pas tërmetit. Sipas tij, vala kryesore kaloi dhe nuk flasim më për presion psikologjik.

Ne sot pas tërmetit, nuk flasim më për presion psikologjik sepse ne, mediat së bashku me një tufë aktorësh që ishin në terren, kemi arritur t’i transmetojmë qytetarit se tërmeti është një gjë e zakonshme, ne do jetojmë me tërmetin, do mësohemi me tërmetin, vala kryesore kaloi. Në këtë plan, njerëzit po e marrin më qetë tërmetin, kjo është gjë pozitive shumë”.

Inxhinieri Meçe tregon se nëse epiqendra do të ishte në Tiranë, pasojat do ishin po aq të mëdha.

Sipas tij në Tiranë ka patur frikë, por nuk ka patur tërmet.

Ai shton se teza që Durrësi ka ndërtuar keq apo se ishte mbi kënetë nuk qëndron.

Nëse njerëzit e duan jetën e tyre, duhet të futen në një proces shumë serioz.

Të jeni të sigurt që dhe në Tiranë ka një shkallë dëmtimi të kësaj natyre, por në Tiranë nuk ka pasur tërmet.

Në Tiranë ka patur frikë, por nuk ka patur tërmet. 

Sepse në qoftë se se në Tiranë do binte tërmeti, pasojat e Durrësit do ishin po aq të mëdhaja në Tiranë sepse nuk është se Durrësi ka ndërtuar keq. 

Pra nuk qëndron teza, se meqënëse Durrësi është në zonë ranore apo kënetore e mori goditjen. 

Po, i vajti tërmeti për këtë arsye, por nuk u dëmtua Durrësi se ishte mbi kënetë, por se kishte goditjen e rëndë. 

Nëse ajo goditje e rëndë do vinte në Tiranë, do shikoje sesi ato katet e para do ishin problematike për Tiranën”. 

15 komente në “Arben Meçe: Çfarë do të ndodhte, nëse epiqendra e tërmetit do të ishte në Tiranë”

  1. Deti says:

    Thoni per sa shkalle Rihter eshte ndertuar ne Durres dhe Tirane, sa ishte intensiteti termetit ne keto qytete dhe pastaj beni konkluzione. Nese ndertimet duhet te perballojne termetin 7 shkalle Rihter, keni deshtuar me menyre spektakulare. Sepse termeti ne Durres dhe Tirane ka qene me pak se 6.4. ka qene ne kufirin midis nje termeti te mesem dhe nje te forti.

    1. termeti ishte 6.4 rihter dhe konsiderohet i forte. Te gjitha strukturat beton arme e kaluan me sukses
      Se kuptoj per cfare deshtimi flet ti

    2. Krio says:

      po ti o Bence ke projektuar per vete ndonje pallat
      apo vetem disko San Paolo projekton

    3. NP says:

      Zoti Meçe, une qe po te shkruaj jam tektonist, specialist ne IGjEUM, ne shume dalje kur ke folur per strukturat e ndertimit me ke pelqyer, por sa hyne ne terma gjeologjik me dukesh shume amatur, me mire mos e nga ate fushe. Ndertimi gjeologjik i nje treve nuk eshte çeshtje ranoresh apo argjilash, por shume me kompleks. Ndertimi mbi truall kenetor nuk eshte i lejuar, sepse perbejne treva litologjike te pa litifikuara. Ato konsiderohen terrene ne formim e siper, pa le te flasim per rrafshet tektonike, qe transportojne drejt siperfaqes, energjine e brendeshme te tokes, etj

  2. Ilir says:

    Tirana Tirana… Na cate trapin…! Ai tjetri thote 2 lagje te reja ne Tirane(nje ne Durres) Ai ajri I Tiranes I bekerka njerezit….! Fokusi duhet te jete aty ku dhe u ndje goditja, PA llogaritur pastaj qe Durresi ka nje jete qe paguan e paguan per gjithe Shqiperine, e gjithnje FISNIK e i heshtur ndaj pordhacerise e makuterise qe person. Populli thote:Kush pordhi e Kush morì groshen…

  3. Kuka says:

    Nje pyetje per inxhinierin:
    Sikur te kishte halla koqe,si do quhej!
    Keshtu edhe ndertimi!

  4. Servi says:

    Tani o Mece na fol per nderzimin e lopeve ,se me shkaqet kriminale te shkaterrimit te ndertesave mbarove pune!

  5. Bobo says:

    Konkluziini eshte: forconi themelet e kateve te para, para se kur termeti I radhes te bjere ne Tirane, ti zere njerezit brenda.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po te kishte halla koqe,o Beni, vetem ti mund ta prashikshan….!?

  7. qytetar says:

    Sa vuan shqiperia per njerez…., traplliqe flet ky Mece

  8. Zyko says:

    Ky prof. Mece eshte si Ilir Meta, Dr. Monika K. etj. qe askush nuk u ka thene puna mbare ne prodhim. Ai ka qene deputet i pd ne pogradec (92-96) pastaj si te gjithe shkoi ne Tirane profesor e ne komitete. Tani keta lloj nxjerrin studente e behen mendimtare e shpetimtare???!!!. Mjere ai vend.

  9. Lomy says:

    cudi do ishte po te kishte tru arben mece, jo gje tjeter.

  10. mark says:

    e kemi pasur profesor kete mecen ne vitet 90-91
    i njejti megalloman dhe sahanlepires si atehere dhe sot

  11. mark says:

    e kemi pasur profesor kete mecen ne vitet 90-91
    i njejti megalloman dhe sahanlepires si atehere dhe sot
    ne te njejten ore jepnin 2 tv opinione te ketij cari
    brenda dites ndryshoi ky; “me lesh” dhe kokerruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje