Profesori Përparim Kabo, lektor, kërkues shkencor dhe autor librash ka një kërkesë për zv.ministren e Brendshme e cila raporton periodikisht për dëmet e tërmetit.
“Nje kerkese qytetare per zonjen Voda” – shkruan Kabo në një postim në FB dhe shton:
“Zonja Rovena Voda, prej dy tre ditesh ju ndjek se si raportoni me shifra per demet e shkaktuara.
Une kam disa pyetje per ju zonja Voda…
Kur do te botoni listen e emrave te drejtuesve ne Bashkite qe jane mare me planifikimin urban dhe jane pergjegjes per dhenie leje ndertimi ne keto zona, jashte kritereve ligjore dhe urbanistike?
Listen e projektuesve dhe zbatuesve ne pallatet qe rane dhe ata qe u shemben me pas si te pa banueshme?
Listen e atyre qe kane bere supervizimin dhe kane dhene lejen e shfrytezimit ne keto godina?
Listen e atyre qe kane firmosur lejen per kushtet gjeologjike dhe sizmike te zonave ku ishte ndertuar dhe nuk duhej ndertuar?
Listen e atyre qe kane shitur materiale ndertimi jashte kushteve teknike dhe standartit?
Listen e atyre qe do shkojne per ndjekje penale?
Kur do botoni listen e investitoreve qe kane bere keto ndertime dhe shumen monetare qe ata do te demshperblejne?
Nese ju nuk e beni kete pergjegjesia juaj nuk eshte vetem morale”.
me gjithe respektin qe kam por, po i kerkon informacionet ne vend te gabuar. Prokurorite kane hapur çeshtje penale per te gjetur keta emra qe ju kerkoni! Ndaj prisni dhe do ti mesoni, ose do te ndodhe si ka ndodhur keta 29 vjet, nuk do ti mesoni kurre!
Shume e drejte , zoteri ju nuk kini frike nga e verteta….
Perparim,MOS u fut edhe ti ne korin e kukuvajkave…Voda dhe i gjithe aparati administartiv te ndihmuar nga mijra njerez te thjeshte,vullnetare,OJQ,po punojne PA pushim ,AQ sa dine dhe AQ sa mundin.Kjo eshte Shqiperia kapitaliste ,nuk eshte ne nivelin e Zvicres apo Norvegjise se ,,vuajne,,nga mireqenia..Nuk eshte as Shqiperia komuniste qe ne raste te tille me nje vendim te thjeshte vinte ne levizje gjithe shtetin,ekonomine,njerezit dhe veprimtaria konkrete fillonte qe nga ora ,,,00…Ne sistemin kapitalist qe zgjodhem MB nuk merret me ATO qe kerkon ti….qiqra ne hell thote populli.Si i ,,kenduar,,qe je hidh nje sy ne rastet e katastrofave natyrore dhe gjej nje cast edhe ne shtete te zhvilluara ku nuk ka patur probleme te medha,te ngjashme me tonat.Vetem Kina e derì diku Kuba ne boten e sotme realizojne nderhyrje te shpejta ,efikase,me humbje minimale.Por ATO Jane ,,bote,,tjeter .Keto nuk i them per nostalgji por per ndershmeri intelektuale qe e pretendoj edhe nga ty,pasi nuk je Lubonja ,Marku ,Fevziu apo Meco….Edhe E.Vasili nuk leshon me brockulla pa menduar me pare.
E drejte ne keto lista krahas objektit te demtuar duhej te ishte edhe emri i projektuesit, preventivuesit, mbikeqyresit, firmes sipermarrese, studimin gjeologjik-antisizmik, grupin e kolaudimit dhe marresit ne dorrezim, pra eshte nje zinxhir i tere qe duhet ta dije prokuroria, opinioni publik dhe te shpernadhet ne medien e shkruar dhe elektronike.