Kuksiani tenton të kalojë kufirin me 57 mijë euro të fshehura në makinë

5 Dhjetor 2019, 17:53Kronika TEMA

Një 29 vjeçar nga Kukësi është ndaluar në portin e Vlorës pasi kishte me vete 57000 euro.

Policia kufitare ne bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës Vlorë dhe DVP Vlorë pas kontrollit në vijën e dytë të automjetit, me targë gjermane, të drejtuar nga 29 vjeçari ka konstatuar të fshehura në brendësi të mjetit dy pako të mbështjella ku ishte shuma e eurove.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. P është shoqëruar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje