Një atentat ka ndodhur pak më parë në Tepelenë ku mësohet se një person ka vdekur dhe një është plagosur.
Dy personat ishin vëllezër.
Informacion paraprak nga policia
Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve
Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli
Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
pas gureve te termetit, sunitet kthehen ne tradicionalen e tyre : kalaznikov apo edhe hanxhare,pis miliet!
Kane marre si shembull Kocifosin
Filluam te preokupohemi se ka gati dy jave pa asnje atentat dhe vrasje.
Ky termeti na prishi shume pune.