Partia Demokratike, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit i ka drejtuar 5 pyetje Bashkisë së Krujës dhe qeverisë për dy pallatet e shembura në Thumanë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Të gjitha pyetjet konsistojnë në masat e marra nga qeveria pas tërmetit të 21 shtatorit, sipas së cilit me mosveprimin e tyre morën 24 jetë njerëzish.
“PD ka nisur mbledhjen e informacioneve për mosveprimin kriminal të Qeverisë dhe Bashkisë Krujë për dy pallatet e shembura nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019. Qeveria dhe Bashkia Krujë duhet të japë llogari për vdekjen e 24 qytetarëve në Thumanë.
Pas heshtjes së Qeverisë për pyetjet tona publike, Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi, i drejtohet me kërkesë zyrtare për informacion Qeverisë dhe Bashkisë Krujë, për 5 çështjet e mëposhtme:
1. Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërruara në Thumanë nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve?
2. A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.
3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit/verifikimit?
4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?
5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kujtojmë se PD nuk i është përgjigjur ftesës së qeverisë për të qenë pjesë e komitetit që do të organizojë rindërtimin pas tërmetit.
Po çfarë mor birbo kur vetë Basha ka bërë shtesë në pallatin e vetë edhe vjerri ndërton në detë.heshtni
Jane te forte keta te pd nuk e kane kuptuar qe nuk kane as deputet as te zgjedhur lokale dhe asnje lloje force.
PD po jeton ne nje realitet paralel virtual. As ja vershellen njeri fare. Vetem bejne gam gam
Pirdh pirdh… Cfar do te zgjidhni ju mor plera.
shko pallohu bushter rrugesh ,
ke dhjet dite ,
me zgjedh qenin mo garip te pjaces
Shko pordhu,sygellduq,pederast kavaje.
Ky është budalla reaktiv.
Po ndonje kerkese tjeter psh penis do ky?Natyral apo artificial?
Si hiena janë, hane kerma.