Një grup ekspertësh nga Izareli inspektuan të dielën pasdite godinën e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë. Kjo godinë pësoi disa dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, ku në disa pjesë të mureve pati plasaritje të mëdha. Gjatë inspektimit të godinës së Kryegjyshatës, ekspertët nga Izraeli janë shoqëruar nga Baba Mondi.
Ata kanë parë nga afër dëmtimet e shkaktuara në pjesë të ndryshme të ndërtesës. Inxhinierët izarelitë kanë bërë matje dhe filmime të dëmtimeve, ndërsa në fund, një prej ekspertët foli për mediat. Ai dha garanci për ndërtesën duke u shprehur se struktura nuk është dëmtuar.
Gjatë inspektimit të ndërtesës ishte i pranishëm dhe një “Rabin” hebre, që shoqëroi ekspertët gjatë inspektimit të godinës së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Ekspertët nga Izraeli ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri. Ata janë pjesë e grupeve të punës që po bëjnë vlerësimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Nqs kjo ndertesa nuk eshte shembur nga termeti, atehere eshte e vertete qe rrufeja nuk bie ne hale , Baba Mondi shok me Liken, njeri me rq se tjetri. Vendi i mallkuar je o Shqiperia ime e dashur, me dhembe dhe me vjen keq por nuk besoi se do te ngrishe koke ndonjehere , te kane vene poshte rq e pilitikes e fese e ta moren frymen
Kur thuhet Rabin nenkuptohet qe ky eshte vetem se hebre.Te tjeret Jane hoxhallare,prifterinj katolike,ortodokse, budiste etj.
xhom duket,no problem ,lerini shiitet te mbushin teqen,mund te ndodh ”magjikja’…………allah uakbar!