Anton Martini në Vetting: Shtëpinë e kam blerë me dy kredi, më kanë kërcënuar dhe sot jam në ruajtje nga policia

10 Dhjetor 2019, 12:04Kronika TEMA

Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, njëherësh edhe kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, është përballur sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Procesi i vettingut për Martinin është kryer nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.

Relatorja është shprehur se deklarimi i subjektit është i saktë dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

“ILDKPKI ka dorëzuar raportin me konstatim se deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin nuk ka kryer fshehje te pasurisë, nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Ka një apartament banimi 97 m2 dhe garazhe me vlerë totale 90mijë euro, të arreduara 2 milionë lekë. Subjekti ka paguar 85 mijë euro dhe ka për të shlyer edhe 5 mijë euro.

Dy kredi të marra për të krijuar këtë pasuri, në vitin 2007 dhe 2016 si dhe kursimet ndër vite, shuma prej 50 mijë eurosh kësti i parë i paguar në vitin 2015.

Kësti i dytë prej 35 mijë eurosh është paguar në janar të 2017. Nga analiza financiare e KPK ka rezultuar se subjekti ka pasur burime të ligjshme për të arreduar shtëpinë”, është shprehur relatorja në seancën dëgjimore.

Ndërkohë, Anton Martini është shprehur se “banesën e kam blerë me dy kredi të ndryshme, pasi nuk kisha mundësi financiare për ta paguar dhe në kohen kur kam marre kredinë e parë, unë kam qenë prokuror nën mbrojtje dhe s’mund të vija në rrezik jetën e fëmijëve që të blija një shtëpi në periferi”.

Po ashtu, relatorja është shprehur se edhe “DSIK ka sjellë një raport ku thuhet se ka konstatuar përshtatshmëri për vijimin e detyrës”.

Ndër të tjera Anton Martini ka deklaruar se është përballur me njerëz tepër të rrezikshëm por përsëri nuk është tërhequr nga detyra e tij. Martini ka shtuar se në vitin 2007 familja e tij ishte kërcënuar dhe pikërisht për këto detyra të rënda që ka marrë përsipër dhe vendosmërinë e tij, Martini ka kërkuar konfirmimin në detyrë.

“Jam përballur me çështje shumë të rëndësishme dhe me individë më tepër rrezikshmëri në  shoqëri. Nuk kam fshehur pasuri,jam krenar që kam këtë pasuri dhe jam i lumtur që kam vetëm një shtëpi të cilën e kam me dy kredi.

Nuk kisha burim tjetër financiar për të blerë një shtëpi që të fusja familjen. Individë të rrezikshëm kanë kërcënuar në 2007 familjen time dhe fëmijët.

Shtëpia ime është marrë në një zone duke u konsultuar edhe me eksperte të policisë të cilët kishin marrë nën ruajtje familjen.

E vlerësoj shumë punën tuaj, ju lutem kërkoj nga ana juaj konfirmimin në detyre dhe të më jepni mundësine të vazhdoj detyrën e prokurorit”, ka deklarua ndër të tjera Martini para trupës gjykuese.

Anton Martini ka nisur punë që në vitin 1998 në Krujë, dhe në vitin 1999 është bërë prokuror në Lushnjë, dhe nga 2004 ka qenë te Krimet e Rënda. Në 2015 me një vendim të jashtëligjshëm është transferuar në Shkodër. Në vitin 2016 është kthyer sërish te Krimet e Rënda.

Prokurori Anton Martini në përfundim të seancës dëgjimore kërkon që të konfirmohet në detyrë.

Vendimi për të do jepet më 12 dhjetor në orën 10:00.

2 komente në “Anton Martini në Vetting: Shtëpinë e kam blerë me dy kredi, më kanë kërcënuar dhe sot jam në ruajtje nga policia”

  1. spartak says:

    Anton djali . Ato, që të kanë kërcënuar deri më sot , kur sistemi i Pa Drejtësisë gëlonte në çdo hallkë , në çdo cep e në çdo skutë , kanë qenë axhaminj dhe kanë patur detyrë vetëm me të frikësu dhe me të shmang ty nga rruga e tyre , sepse ka pasë të tjerë, që i kanë mbaru punë si kanë dashtë .
    Por, Anton Martini , mos kujto se je njësoj, në të njëjtat kushte si atëherë . Sot, të kërkohet ty dhe vetëm ty të veprosh , sepse s’do ketë shumë pisa të tjerë në qarkullim , si Policë Gjygjësor që zhdukin apo deformojnë provat , Prokurorë, që zbusin apo rrëzojnë një nga një akuzat , dhe Gjygjtarë , që bashkë me avokatët sekserë i japin dorën e fundit zbythjes së drejtësisë përballë kriminalitetit , abuzivizmit e korrupsionit .
    Pra , tani do jesh ti i vetëm , përballë me mafiet e të gjitha formave dhe niveleve .
    Kur them mafiet e sotme, nënkuptohen ato më të rrezikshmet , që kanë aq forcë , guxim dhe pushtet paraje , sa, jo të kërcënojnë , por të heqin qafe e të zhdukin ty me gjithë familje , po aq sa dhe Prokurorin e Përgjithshëm , e madje dhe ma lart . Nuk ka eskortë, që ju mbron përballë kësaj fuqie mafioze të veshur me pushtet e para pa hesap .
    E vetmja mënyrë, që të arrini të punoni , të veproni dhe të jeni të suksesshëm në këtë luftë ( sepse me të vërtetë është luftë ) ndaj korrupsionit e abuzivizmit në sferat e larta të politikës , pushtetit dhe oligarkëve që janë të lidhur me to , është realizimi I një proçesi VETTINGU REAL dhe jo ky egzistuesi , I cili edhe abuzuesve e kriminelave të korruptuar të sistemit të Pa Drejtësisë , ju tha : Bëtë Ç’bëtë deri tani , hikni me ato që keni vjedh se nuk ju ngasim . Të tjerë , ma guximtarë , për turp të vet , nuk ishin në gjendje me justifiku e mbrojt as ato pasuri që paten vetë deklaru , dhe prap nuk ju hyri gjemb në këmbë , madje, një pjesë edhe guxojnë prap të ankimojnë , ma tepër për gozhdë . Ky është rezultati i këtij VETTINGU Limonatë .
    Paradokset do jenë të jenë të pa imagjinueshme me politikanët e pushtetarët .
    Mjafton të shikosh e ndigjosh Fullanin , që, me gjithëse nga Thesari i Bankës Kombëtare fluturuan e u zhdukën prej parregullsive 7 miljon US Dollarë , mbasi mori rroga kryebankieri sa deshi duke bo kavalishencë, po kërkon tani deri në Strasburg ku ka akuzuar shtetin e vet shqiptar me na grabit edhe njëherë prap ne shqiptarët për prishje imazhit të tij ( Imazhi i të birit duke u fshi me 500 Euro ) !!!
    Anton Martini . Mos luaj me zjarrin , se këta të përvlojnë si miu . Po nuk doli ligj i ri VETTINGU , i cili ju heq fuqinë ekonomike oligarkëve e mafiozëve të korruptuar , e ke kot , i ke duart e lidhura .

  2. spartak says:

    Anton djali . Ato, që të kanë kërcënuar deri më sot , kur sistemi i Pa Drejtësisë gëlonte në çdo hallkë , në çdo cep e në çdo skutë , kanë qenë axhaminj dhe kanë patur detyrë vetëm me të frikësu dhe me të shmang ty nga rruga e tyre , sepse ka pasë të tjerë, që i kanë mbaru punë si kanë dashtë .
    Por, Anton Martini , mos kujto se je njësoj, në të njëjtat kushte si atëherë . Sot, të kërkohet ty dhe vetëm ty të veprosh , sepse s’do ketë shumë pisa të tjerë në qarkullim , si Policë Gjygjësor që zhdukin apo deformojnë provat , Prokurorë, që zbusin apo rrëzojnë një nga një akuzat , dhe Gjygjtarë , që bashkë me avokatët sekserë i japin dorën e fundit zbythjes së drejtësisë përballë kriminalitetit , abuzivizmit e korrupsionit .
    Pra , tani do jesh ti i vetëm, përballë me mafiet e të gjitha formave dhe niveleve .
    Kur them mafiet e sotme, nënkuptohen ato më të rrezikshmet , që kanë aq forcë , guxim dhe pushtet paraje , sa, jo të kërcënojnë , por të heqin qafe e të zhdukin ty me gjithë familje , po aq sa dhe Prokurorin e Përgjithshëm , e madje dhe ma lart . Nuk ka eskortë, që ju mbron përballë kësaj fuqie mafioze të veshur me pushtet e para pa hesap .
    E vetmja mënyrë, që të arrini të punoni , të veproni dhe të jeni të suksesshëm në këtë luftë ( sepse me të vërtetë është luftë ) ndaj korrupsionit e abuzivizmit në sferat e larta të politikës , pushtetit dhe oligarkëve që janë të lidhur me to , është realizimi i një proçesi VETTINGU REAL dhe jo ky egzistuesi , i cili edhe abuzuesve e kriminelave të korruptuar të sistemit të Pa Drejtësisë , ju tha : Bëtë Ç’bëtë deri tani , hikni me ato që keni vjedh se nuk ju ngasim . Të tjerë , ma guximtarë , për turp të vet , nuk ishin në gjendje me justifiku e mbrojt as ato pasuri që paten vetë deklaru , dhe prap nuk ju hyri gjemb në këmbë , madje, një pjesë edhe guxojnë prap të ankimojnë , ma tepër për gozhdë .
    Paradokset do jenë të jenë të pa imagjinueshme me politikanët e pushtetarët .
    Mjafton të shikosh e ndigjosh Fullanin , që, me gjithëse nga Thesari i Bankës Kombëtare fluturuan e u zhdukën prej parregullsive 7 miljon US Dollarë , mbasi mori rroga kryebankieri sa deshi duke bo kavalishencë, po kërkon tani deri në Strasburg ku ka akuzuar shtetin e vet shqiptar me na grabit edhe njëherë ne shqiptarët për prishje imazhi !!!
    Anton Martini . Mos luaj me zjarrin , se këta të përvlojnë si miu . Po nuk doli ligj i ri VETTINGU , i cili ju heq fuqinë ekonomike oligarkëve e mafiozëve të korruptuar , e ke kot , i ke duart e lidhura nga të gjitha anët .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje