Drafti i PS që “shmang” presidentin, reagon Meta: S'provokohem nga cic mice të tilla, unë kam qenë dhe do jem garant i Kushtetutës

10 Dhjetor 2019, 13:39Politika TEMA

Ilir Meta e ka reaguar për draftin e propozuar nga Partia Socialiste, për ndryshimin e bërë në pr.ligj lidhur ceremoninë e betimit për magjistratët.

Në një deklaratë për median Meta shprehet e se nuk provokohet nga cic mice të tilla, nga kushdo që i orkestron ato.

“Presidenti i Republikës nuk është në punë, as në detyrë sic ju kam thene me pare, është në mision dhe nuk provokohet nga cic mice të tilla, nga kushdo që i orkestron ato.

Presidenti i Republikes ka qenë, është dhe do të jetë garant i Kushtetutës se Republikes dhe i fton të gjithe te merren me përballimin e pasojave tërmetit në mënyrë më të përgjegjshme.

Kush gjen kohë ne keto momente per te provoikuar presidenbtin dhe popullin per  t’u marre me cështje të tjera duhet ta ketë të qartë se Presidenti e di shumë mirë jo vetëm detyrën e tij, po është i ndërgjegjshëm edhe për misionin e tij. Kaq.”- shprehet Meta. (TemA)

1 komente në “Drafti i PS që “shmang” presidentin, reagon Meta: S’provokohem nga cic mice të tilla, unë kam qenë dhe do jem garant i Kushtetutës”

  1. Timi says:

    Ik mor shkerdhate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje