VIDEO/ “Lëre Tit Vasilin tani, se Tit Vasili është shoku yt, jo i imi”: Rama i përgjigjet mjekes pas akuzave për murin

10 Dhjetor 2019, 11:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të parë dëmet e shkaktuara nga termeti.

Ai shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu që i bëri një pasqyrim të gjendjes. Sipas ministres ka patur disa dëme, ku kanë rënë mure në disa shërbime, si tek Kardiologjia, Djegie-Plastika, etj.

Ajo tha se po ndërhyhet në kushtet e emergjences dhe muret e reja po bëhen me gipse. Teksa shihte muret e rëna, Rama u shpreh: “O Zot, veprimtari inxhinierike armiqësore”.

Gjatë inspektimit të mureve, një nga mjeket që shoqëronin Ramën i tha se ato rregullime që janë prishur tani ishin bërë në kohën kur ministër ishte Petrit Vasili.

“Lëre Tit Vasilin tani, se Tit Vasili është shoku yt, jo i imi”, u përgjigj kryeministri.

Vasili nga ana tjetër, doli në një konferencë për të sulmuar Ramën, pas vizitës së tij në QSUT.

“Kryeministri ishte sot në spitalin 6 katësh, ky spital në mënyrë të vecantë kjo godinë, mbas verifikimit të institutit të ndërtimit dhe me firmën e drejtorit Agron Hysenlliu në 30 nëntor është konkluduar e zeza në të bardhë, të mos lejohet aktiviteti deri në riparimin e dëmeve. Sot gjithollogu që vete bën ekspertim me ministren e drejtorin e QSUT, me një mjeke të nderuar por që s’kanë hic të bëjnë me këtë cështje hyjnë në një godinë që s’duhet të ishte në funksion deri ne riparimin e dëmtimeve.

Kush i jep garancinë e sigurisë kësaj ndërtese kur institucuioni thotë se nuk duhet te funksionoje, por jane mbyllur vetem dy kate dhe 4 kate vazhdojnë punën?

Kush është ky që merr përsipër këtë përgjegjësi?

E njëjta gjë po ndodh me shkollat, me nga 2 ekspertiza, te Emin Duraku u tha të pezullohet aktiviteti, 24 orë më vonë jepet një mendim i kundërt.

A mund të bëhen shaka e lojëra të tilla me objekte kaq deliakte si shkollat e spitalet ku hyjnë me mijëra njerëz? Kjo është situatë skandaloze, qeveria s’ka përgjegjshmëri edhe kur bëhet fjalë për jetë njerëzish.

Shaka të tilla me jetë njerëzish mos bëj, boll më. Sot inspektimet duhet të jenë rigoroze, shteruese dhe garantuese.

Përgjegjësi shumë e madhe duhet të jenë edhe projektet e rehabilitimit dhe rigarantimit të sigurisë. Rama të mbyllë gojën e të pushojë e tua lërë në dorë specialistëve”, tha Vasili.(TemA)

8 komente në “VIDEO/ “Lëre Tit Vasilin tani, se Tit Vasili është shoku yt, jo i imi”: Rama i përgjigjet mjekes pas akuzave për murin”

  1. FLUTURA says:

    Ta mbyllesh ti gojen!
    Gojeshthurur!

  2. D... says:

    Cmerret me ate plere dhe ky…

  3. Salbeu says:

    O tit o tit o bythshqit boll e hape atë mendere. Je bërë njeriu më i qelbur i Shqipërisë.

  4. Red says:

    Njeri i neveritshem?

  5. Tit palla says:

    Shoku titi ke shume te drejtë, po ç’e do që në kohën tënde ministër i paskan futur suva mbi suva, e më ç’ pashë vetëm suvaja ka rënë o tit palicari

  6. Mandi says:

    10 cm suva thone injorantet, po 3 cm e fundit suva i ka vu joti edhe 3 cm kjo shushka qe kemi ministre, u bene 6. epo edhe 4 cm jane vu ne kohe te berishes. u be qimja tra.

    Se kuptoj pse duhet me vajt ky gjatoshi me i inspektu demet, apo ju dogj barku!!!!! ky e shumta qe mund tu beje atyre mureve eshte ti pikturoje, per gje tjeter nuk ha i ha pyka.

  7. USA says:

    Po e njeh doktorreshen edi prandaj i pergjigjet ne ate menyre o mero. Splendida crne gora. Me saliun.

  8. Lesheliu says:

    Po ik mor Tit gomari , Se suvate e tua kane rene. Mos hyr ne te thella ti , jo per gje, por je i trashe e nuk merr vesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje