Benjamin Netanjahu: Izraeli, krenar që është krah Shqipërisë në këtë moment të vështirë

9 Dhjetor 2019, 19:48Politika TEMA

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka publikuar një video të kryeministrit Rama me skuadrën e inxhinierëve izraelitë.

Ai e falenderon homologun e tij për fjalët e ngrohta, teksa thekson se Izraeli është krenar që po i qëndron pranë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.

Netanjahu: Shumë faleminderit për fjalët e ngrohta mikut tim, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Izraeli është krenar të qëndrojë pranë Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.

Shumë ekipe teknike ndërkombëtare vazhdojnë intensivisht punën në terren për të përfunduar vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Skuadra e inxhinierëve izraelitë është një prej tyre, që kanë ofruar ekspertizën e tyre për përcaktimin e shkallës së dëmtimit në banesat e prekura nga tërmeti.

Ato ndodhen në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe po japin udhëzimet e duhura për nisjen e procesit të meremetimit në shumë prej apartamenteve, ku struktura bazë nuk është prekur.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, në një prej pallateve, ku fatmirësisht dëmet janë plotësisht të rikuperueshme dhe ku skuadra izraelite është prezente me teknologjinë më të përparuar për raste të tilla.

1 komente në “Benjamin Netanjahu: Izraeli, krenar që është krah Shqipërisë në këtë moment të vështirë”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    o evreos: sna ze gjumi pe ”birazeret” e arafat-it………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje