"Nga heqja e taksave tek energjia", Basha propozon paketën me 5 pika për rigjenerim e ekonomisë në Durrës

9 Dhjetor 2019, 14:48Politika TEMA
"Nga heqja e taksave tek energjia", Basha propozon paketën me 5

Kryetari i PD Lulzim Basha ka publikuar 5 propozimet për t’i ardhur në ndihmë biznesit në zonën e Durrësit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion.

Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste”, thekson në postimin e tij në Facebook Basha.

Në propozimin e tij, Basha sugjeron: Anulimin e taksës së pasurisë dhe të gjitha taksave dhe tarifave vendore për periudhën e rindërtimit.

Përjashtimin e taksës për të ardhura për të gjitha subjektet që riinvestojnë nga fitimi për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

Pezullimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e kërkesave.

Përjashtimi i TVSH në të gjitha materialet, lëndët e para dhe aktivitetet dhe kapitalet të përdorura për rikuperimin e dëmeve.

Po ashtu dhe pezullimin dhe anulimin e pagesave të faturave të energjisë dhe ujit gjatë kohës së katastrofës natyrore. (TemA)

7 komente në ““Nga heqja e taksave tek energjia”, Basha propozon paketën me 5 pika për rigjenerim e ekonomisë në Durrës”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    I swear to God ky me eshte bere si ata ciliminjte qe shperndan trakte neper lagje.. Shiko te filloj dhe te thote: Po nuk zbatuan keto 5 pika nuk ulem ne tryeze.. Po si more krric gomari ndodhi gjithe kjo gjeme dhe nuk u poqe pak nga gjithe ato budadalliqe qe bere ne vere dhe nuk reflektove… I paafte si Jul Deda qe kujton qe eshte komist aq edhe ti politikan…

  2. Revizori says:

    Ky budalli kujton se eshte Princi i Monakos, dhe po krijon nje “parajse taksash”.
    Aq sa behet Afganistani demokraci, aq behet edhe Durresi si Monako.
    Edhe Vlora qe eshte gati si Nice e Frances, nuk mund te behet parajse taksash.
    Shteti mund te pompoje para nepermjet kanaleve te ndryshime, por sistemi taksor nuk duhet prekur, sepse prek themelet e shtetit.
    Po erdhi ky ne pushtet, erdhi perseri rrumpalla e Saliut. Si perralla e Lalë Gjonit.

  3. xhoxhi says:

    Ore kapedan do e ndërtojmë apo do e shkatërojmë këtë të shkretë Albani?Po ku do i gjejë shteti paratë more idiot që ti ndërtojë?Ata do që u dëmtuan do i marin qiratë falas,pensionet e rrogat do i marin pse mos paguhen taksat pa na thuaj?Ti kërkon të fitosh pikë por je i humbur sepse ti kishe në plan protestat të shkatëroje Ramën apo harove.Ikë dhe mos harxho benzinë kot më kot sepse ty nuk të voton njeri dhe më mirë stë do njeri për kryeministër.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Pa verifikuar demet,pa pare lumin,zbath breket !
    Me nje fjale perseri ngulja popullit,qenkan bere pa lyer bizneset .
    Duhen mbeshtetur bisneset qe bene kete katrure ne Tirane dhe Durres.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha mund te sponsorizoi nga xhepi,te gjitha firmat qe deshiron !

  6. Johani says:

    Sa here qe nderron vend ,viziton nje vend te prekur nga termeti paraqet nje pakete me pese Pikachu,dhe po ta pyesesh ne fund te dites se cilat Jane ato Pikachu qe duhet zbatuar e cilat jo as qe du te pergjigjet por nxjerr palloken me urgjence para mediave dhe ai thot me thuthuthuthuthu se te gjitha rrehullihen vetem me largimin e Rames,por basha ka edhe propozime tjera por qe po i ruan per me vone,ai do ta urdheron Ramen qe Durrsin dhe gjithe shqiperine ta beje si lazaratin dhe ai te je krajl dmth ta lbledhe fitimin kurse populli siq e ka lyp e gjet.

  7. emigranti says:

    o luli te gjitha veprimet duhen behen duke zbatuar ligjet dhe jo jashte ligjit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje