Memorie.al publikon disa foto të panjohura me imazhe të rralla të ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë dhe kreut të shtetit, Ramiz Alia, që i përkasin periudhës së Luftës dhe pas saj në vitet 1943 – ’47, ku ai ka dalë me disa nga shokët dhe bashkëluftëtarët e tij, kuadro kryesorë të luftës partizane, si: Hysni Kapo, Gjin Marku, Rrahman Parllaku, apo me emisarët jugosllavë Velimir Stojniç e Njaz Dizdareviç, foto të cilat edhe pse ruheshin në arkivin e PPSH-së, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist nuk u bënë kurrë publike nëpër botime librash historike apo albumesh që botoheshin në rastet e përvjetorëve jubilare të “Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”…
Nga Dashnor Kaloçi
Ashtu siç kishte bërë kreu komunist i Bashkimit Sovjetik, Josif Visarjanoviç Stalini në vëndin e tij që nga periudha e Luftës dhe më pas sa ishte gjallë, duke ngritur dhe propaganduar me të madhe “kultin e individit” dhe “rolin e tij udhëheqës dhe vendimtar” si në Luftën e Dytë Botërore dhe më pas në ndërtimin socialist të vëndit, pikë për pikë e kopjuan atë dhe bënë të njëjtën gjë edhe pjesa më e madhe e udhëheqësve komunistë të vëndeve të Europës Lindore që ishin dhe mbetën satellite e vasalë besnik të Bashkimit Sovjetik dhe Stalinit.
Një prej tyre ishte edhe Enver Hoxha i cili menjëherë pas mbarimit të Luftës në nëntorin e vitit 1944, (pasi kishte marrë gradën gjeneral-kolonel në Kongresin e Përmetit), dhe gjatë gjithë jetës së tij deri sa vdiq në prillin e vitit 1985, u kujdes që të rregullonte imazhin e tij. Kjo gjë ndodhte jo vetëm në librat dhe tekstet shkollore të historiografisë zyrtare ku shkruhej “jeta dhe lufta e tij”, por edhe kudo ku paraqitej imazhi i tij me foto të ndryshme në këto tekste dhe albume apo në mjetet e propagandës masive si Televizionin Shqiptar, Kinostudion “Shqipëria e Re”, e kudo ku shfaqej e propagandoheshin fotot, imazhet dhe portreti i tij.
Kështu një rëndësie të madhe iu kushtua kryesisht fotove dhe imazheve të Enverit gjatë periudhës së Luftës që publikoheshin dhe propagandoheshin në albumet e ndryshme që botoheshin dhe dilnin në raste përvjetorësh jubilarë të “Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”, ku shumë foto të tij i nënshtroheshin retushimit, pasi që nga viti 1944 e në vijim deri sa ai ishte gjallë, pothuaj çdo vit dilnin “grupe të ndryshme armiqësore” dhe pothuaj pjesa më e madhe e bashkëluftëtarëve të tij që nga periudha e Luftës dhe më pas “në ndërtimin socialist të vëndit”, u hoqën nga këto libra e albume duke u retushuar, apo duke mos u vënë fare në ribotimet e tyre.
Lista e bashkëpunëtorëve që Enveri i eliminoi është shumë e gjatë, por krahas atyre bashkëpunëtorëve të Enverit që fotot e tyre retushoheshin e hiqeshin nga librat dhe albumet, edhe ata bashkëpunëtorë të ngushtë të tij nga udhëheqja më e lartë e PPSH-së që nuk u shpallën “armiq, agjentë e tradhëtarë”, duke filluar nga Hysni Kapo, Ramiz Alia, Manush Myftiu, Adil Çarçani, Spiro Koleka, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, e gjithë të tjerët, nuk i shpëtuan çensurës?!
Kështu në të gjithë botimet zyrtare që janë bërë në libra, tekste shkollore dhe albume të ndryshme që nga viti 1945 e deri në shëmbjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, fotot e tyre, kryesisht ato të periudhës së “Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare” (1939-1944) ishin mjaft të pakta, edhe pse në fondin e fotove në arkivin e Komitetit Qëndror të PPSH-së ndodheshin e ruheshin me qindra foto të periudhës së Luftës. (Një pjesë e madhe e tyre janë bërë nga Mandi Koçi, fotograf pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, i dënuar më pas me burg politik kur punonte si operator në Kinostudion “Shqipëria e re”).
Kështu, p.sh. për Hysni Kapon nuk ka më shumë se dy tre foto të periudhës së Luftës të botuara në libra, tekste shkollore dhe albume të ndryshme, ku më kryesorja është ajo ku ka dalë me Baba Fejzon dhe Shefqet Peçin, si dhe dy a tre të tjera ku ai ka dalë me shtabin e Brigadës së V-të Sulmuese. Por dhe ato nuk janë fotot më të mira të Hysni Kapos, për të mos thënë se janë fotot më të këqija të tij si imazhe. Po kështu edhe për Ramiz Alinë ka vetëm dy tre foto: njërën që ka dalë me një grup të madh partizanësh të Brigadës së VII-të Sulmuese ku ndodhet dhe Adil Çarçani, tjetra në Kongresin e Rinisë në Helmës të Skraparit, dhe e treta ajo që Ramizi ka dalë diku në rrethin e Mirditës në vitin 1944 me Bilbil Klosin, Zihni Sakon dhe Josif Pashkon. Po përse ndodhte kjo gjë, pra fakti që për dy nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës, siç ishin Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, botoheshin aq pak foto që u përkiste aktivitetit dhe veprimtarisë së tyre gjatë Luftës, ndërsa për Enverin botoheshin dhe publikoheshin me dhjetra e dhjetra foto?!
Kjo është fare e thjeshtë pasi e gjitha bëhej në funksion të rritjes së kultit të individit të Enver Hoxhës pasi sa më shumë që botoheshin e publikoheshin foto dhe imazhe të tij, aq më shumë krijoheshin iluzione në popull dhe besoheshin ato që shkruheshin për të në libra dhe tekstet të historiografisë zyrtare, pra: “roli i tij udhëheqës dhe vendimtar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare”, dhe e kundërta ndodhte me bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, si p.sh. Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, ku duke mos u publikuar imazhet e fotove të tyre, ai rol normalisht zvogëlohej.
Pra nga sa më sipër cituam, fotot e Luftës për bashkëpunëtorët e ngushtë të Enverit, jo vetëm që ishin të pakta, por dhe ato ishin fotot më të papërshtatëshme të tyre jo vetëm nga cilësia. Dhe e gjitha kjo, pra publikimi i këtyre librave, albumeve dhe teksteve të historiografisë zyrtare (ku ruhej, kurohej dhe propagandohej imazhi i Enver Hoxhës) bëhej me një vendim të Komitetit Qëndror të PPSH-së, dhe për zbatimin e tyre ngarkohej Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste që drejtohej nga Nexhmije Hoxha, ose nga institucione të tjera siç ishte Shtëpia Botuese “8 Nëntori” e Librit Politik, etj., që lejen për botim duhet ta merrnin nga Komiteti Qëndror i PPSH-së. Pra, thënë më qartë atë që vendoste Enveri e zbatonte dhe e kishte “merak” Nexhmija.
Por Hysni Kapo dhe Ramiz Alia ishin vetëm “preja e rrradhës” për sa i përket publikimit të fotove dhe imazheve të tyre që përkisnin periudhës së Luftës, pasi kjo kishte filluar që me bashkëpunëtorët e tjerë më të ngushtë të Enverit, si p.sh. Koçi Xoxen, Sejfulla Malëshovën, Tuk Jakovën, Omer Nishanin, e të tjerë, për të përfunduar me Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Abdyl Këllezin, Koço Theodhosin, Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun. Kjo gjë shikohet qartë duke krahasur fotot e tyre të publikuara dhe botuara para dhe pas viteve ‘90-të. Sa më sipër dhe në këtë kontekst, Memorie.al po publikon në këtë shkrim disa foto të rralla të Ramiz Alisë dhe Hysni Kapos, foto të cilat i përkasin periudhës së Luftës dhe dy tre vjet më pas, ku disa prej tyre publikohen për herë të parë. Në ato foto, Ramizi ka pozuar me Hysni Kapon, apo me Rrahman Parllakun e Gjin Markun, dy komandanët e tij të Luftës që ai i la në burg edhe pas vdekjes së Enverit, ku gjeneral-major Gjin Marku edhe vdiq. Po kështu një tjetër foto është ajo ku Ramizi ka dalë me tre nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e ngushtë të tij, si Nako Spiro e Liri Belishova (që i ka pasur dhe epror të tij), si dhe Fadil Paçrami, ku të tre patën fund tragjik edhe për shkak të Ramizit.
e rregullonte xhaxhi imazhin atere dhe ju sot po e krifni nga pak.
E morem vesh se Enveri ishte diktator,por si i behet sot e 30 vjet qe ne Shqiperine kapitalisto-fashiste kane zaptuar ekranet e tv dhe gazetave vetem Berisha,Nano,Meta e Rama?
Po keta sot pse sillen si diktatore?
Cfare po i sillni me keto botime popullit,kur cdo dite na eshte bere Rama si gogoli i kalamajve,kur ai mendon,ai urdheron,ai vendos,ai denon,ai u hakerrohet qenve rrugace ,ai lyp neper bote para,ai u jep mend inxhiniereve etj,etj!?
Merruni me te sotmen,o antishqiptare se e djeshmja nuk na rrezikon me!
Ne duam buke,shtepi,drejtesi etj sot e nuk do sjellim te kaluaren se e jetuam e nuk na duhet tani!
Ushtar besnik i Duces.
I Duçes së sat’ëm!!!
E KUJT I PLSI TRAPI PER KETO FOTO O MERO KOKE DAULLJA
Z. Kaloci,
Rregulli e do qe fotot te shoqerohen me dicituren perkatese (vendi apo data e cdo fotoje ne se njihen,
personat e fotografauar me emrat e tyre, autori i fotos ne se egziston kjo e dhene, etj).
Toni
NXIR FOTO ATY ME SHUME BIE NE SY MEMORIE.AL SE NJERZIT.
O rrot po si mendon ti te viheshin fotot tuaja e te shokeve tuaj qe bashkepunonin me pushtuesit gjate luftes dhe ato qe futeshin ne sherbimet sekrete te shteteve tjera kunder vendit vet duke u futur si diversanta dhe me vone duke sabotuar gjate ndertimit socjalist te vendit dhe atyre u duhej ferkuar koka sipas teje more kŕiminel . Po si mos te ishin fotot e Enver Hoxhes qe ai drejtoj luften deri ne fitore pra ai mbetì arkitekti i luftes , ne krye te komunisteve shqiptar dhe popullit te ndershem patriot. Ai rindertoj vendin mbas çlirimit , arsimoj popullin qe 90% ishte i pa shkolle , vuri rendin e qetesine , zhduku gjakmarrjen , modernizoj bujqesine e industrine , beri shendetesine dhe arsimin falas , e mbushi vendin me fabrika uzina kombinate , elektrifikoj vendin etj etj se nuk po permenfi me . Ndersa ti me shpuren tende vodhet dhe shkatrruat tash 30 vjete ku per kete nje nga nje do jepni llogori deri tek zotrrote .
I nderuar Z. Baze
Ata qe i botojne keto foto te marrin persiper te shkruajne edhe emrat poshte fotove qe ti njohim edhe si fytyra, te mbuluara prej Enverit nga pluhuri dashakeq i harreses. Kontributi i Ramizit ne LANçL eshte psh. ku e ku me poshte se ai i general-major Gjin Markut apo edhe i Rrahman Parllakut nga te rrallet me titullin “Hero i Popullit” qe me gjallje te tij.
Ishte Sevo Tarifa i Komitetit Qendror te PPSH-se, njeri nga me kryesoret, me besniket dhe me te privilegjuarit qe “”kujdesej” per keto fotot e udheheqesve!
Ne fotografi e 1 ,2 dhe 8 nuk është fare. Per të tjerat e kujt po i rruhet. Shqipëria digjet Mero kurva e dashnorja Kaloçi krihet.
Po si duket ka akoma mjaft nostalgjik te partizaneve jugosllavo-shqiptar si ky komisar politik me shoke qe kendonin endej nga Vishegradi
ne perkthim: Shoku Tito ti e ke meritu ter Ballkanin me sundu dhe nje pjese te Evropes posepo…
Allah, allah! Ça bëhet kështu, ere të keqen! Këta të kallin datën kur i sheh edhe në fotografi, ere tu bëfsha, jo më tu dilnje përpara! Shih si janë, or aman, hundë zhgabë, sy petritë, kushedi si ja mbathnin gjermanët me të katra kur u dilnin ballaz këta! Hajde luftë që është bërë, hajde! Vallahi, bilahi, vetë hitleri dridhej po ti dilte përpara shoku Ramiz! Po thuaj shyqyr që si doli, se do kishte mbaruar lufta qysh më 1943-shin, atë thuaj. Dhe kushedi ça date tjetër çlirimi do kishim ne pastajthi.
Si nuk ke turp more funderine Kaloci – Karroqi qew nuk le gje pa ndotur me penen e gojen tende te ndyre dhe me trurin pervers.
O funderrine, o qelbesire e mbijetuar qe nuk te zhduken, por punoje edhe ne …
Ti nuk ke goje ta permendesh Ramizin . Ato foto nuk i bejne keq, vetem sa i ndot dora e pena jote, por i bejne nder qe ka luftuar ate qe nuk e ke bere ti e legenat e lepiresit e seres tende.
Por duket sa ke lexuar, pasi ato jane botuar, madje ne liber ne 2 gjuhe.
O KARROQE< KANACE qe ben zhurme