Vajza e ish-kryeministrit australian Bob Hawke pretendon se ajo është dhunuar në vitet 1980, por i ati i kërkoi asaj të heshte për të mos dëmtuar karrierën e tij.
Faqja australiane New Daily ka bërë publike dokumentet gjyqësore ku paraqiten pretendimet e vajzës së ish-kryeministrit, Rosslyn Dillon.
Ajo thotë se është dhunuar nga Bill Landeryou, një deputet në Partinë Laburiste të Hawke. Të dy burrat, dhunuesi dhe babai i saj tani kanë vdekur.
59 vjeçarja aktualisht po kërkon 4 milion dollarësh australianë, nga pasuria e babait të saj. Zonja Dillon pretendon se ajo ishte dhunuar nga Landeryou ndërsa punonte për zyrën e tij. Në kohën kur Haëke po përpiqej të bëhej udhëheqës i i partisë.
Zonja Dillon thotë se ajo ishte sulmuar seksualisht tre herë, në vitin 1983.
Pas herës së tretë ajo i tha babait të saj se ishte dhunuar dhe donte të shkonte në polici, por ai iu përgjigj duke i thënë: “Nuk mundesh. Nuk mund të kem polemika tani. Më vjen keq por jam duke sfiduar për udhëheqjen e Partisë së Punës ”.
Motra e Dillon, Sue Pieters-Hawke, tha se familja ishte në dijeni të ngjarjes.
“Ajo u tha njerëzve në atë kohë. Unë besoj se ka patur një përgjigje mbështetëse, por kjo nuk përfshinte përdorimin e sistemit juridik”- i tha ajo faqes australiane New Daily. Anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë komentuar.
Hawke ishte figura mbizotëruese në politikën australiane të viteve 1980, duke fituar katër zgjedhje të përgjithshme.
Keto jane ndyresira te sistemit.
Një njeri pervers, qofshin 100, apo 1000 nuk e përbëjnë sistemin. Njeriu është një qenie psikosociale shumë komplekse. Kjo kategori ekziston dhe shfaqet kudo dhe kurdoherë sa kohë ekziston njerëzimi. Kështu ka qenë, është dhe do të jetë. Për t’u përballur me to, njerëzit krijuan familje, komunitete dhe më gjerë shoqëri. Gjatë evolucionit shoqëror mijravjeçar, u krijuan norma, u hartuan kode e ligje. Lindën fetë dhe një sërë institucionesh të gjera pikërisht për të mbajtur në kontroll individin. Lindën normat e moralit, me të cilat individi edukohet qysh në fëmijëri, fillimisht në familje, dhe pastaj më gjerë, në shkolla dhe në mjedisin më të gjerë shoqëror, të cilat u kombinuan për shkelësit apo dhunuesit e atij morali, edhe me institucionet e shtrëngimit e të dhunës së ligjit. A ka patur apo ka ndonjë shoqëri që nuk ka kriminelë, hajdutë, përdhunues, e gjithfarlloj perversitetesh e deliktesh, pra edhe pa burgje? Ndaj sistemet ekonomiko-shoqërore janë një gjë tjetër, që dallojnë nga njëri-tjetri sa dhe si i ndërtojnë marrëdhëniet brenda shoqërisë në kuptimin më të gjerë të saj. Sistem shoqëror ideal apo të përsosur, nuk ka për të pasur kurrë, veç në ëndërra. I tillë, në letër u pretendua se do të ishte komunizmi, i cili nga teoricienët e tij u dha si recetë shërimi për plagët e shoqërisë! Nuk ishte veçse një utopi. Se qe i tillë, dështoj dhe aty ku u eksoerinentua, dështoj me sukses, si sistem u shkërmoq pa mbushur shekullin, ndërkohë që sistemet e tjera i rrezistuan mijvjeçarëve. Më i riu, i kohëve moderne, është Demokracia, në themel të të cilës në marrëdhënie ekonomike është kapitalizmi dhe në marrëdhëniet shoqërore qëndron ideologjia liberale në marrëdhëniet, të konsakruara këto në Kushtetutat e çdo vendi, por që janë të ngjajshme me njëra-tjetrën, në mbështetje dhe në konformitet të plotë me parimet universale, ku njeriu është në qendër të tyre. Ky sistem është më elastik, pra jo i ngurtë, që lejon, sipas fenomeneve të ndryshme që shfaqen në shoqëri, të japë dhe zgjidhjet e duhura, duke shkuar drejt reformimit dhe përmirësimit të tij vazhdueshëm. Referuar gjithë këtyre, deri më sot nuk është gjetur, qoftë dhe teorikisht, ndonjë më i mirë.
BURETO KOMPLIMENTE KOMENTIN E GJERE, PO A MUND TI NDODHTE KETU LARG QOFTE PSH ARGITES KJO FATKEQSI?? PERKUNDRAZI AJO E KA PERDHUNUAR ISH -KRYETARIN E BASHKISEN NE MENYRE SISTEMATIKE, KJO TREGON DOREN E FORTE TE LIDERIT SI NE VENDET E LINDJES DMTH I FORTE, PUSHTET, PARA, TE PERDHUNON EDHE TI E DON SA MALET