Luljeta Bozo: U bënë të gjithë ndërtues dhe vepruan siç deshën, duhet të përmirësohet ligji

9 Dhjetor 2019, 17:26Politika TEMA

Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja, Luljeta Bozo i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të dhënë edhe ajo ndihmën për gjendjen e krijuar, pas tërmeti të 26 nëntorit.

E pranishme në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, inxhinierja Luljeta Bozo, tha se duhet nisur puna pa humbur kohë për të inventarizuar çdo banesë dhe pallat të dëmtuar.

Sipas saj, problemet në këtë proces ka në fshatra, por edhe në banesat e qyteteve.

“Jam dakord. Ky material që keni përgatitur tregon se po ndiqet hap pas hapi çdo lloj problemi. Jam shumë e lumtur që kemi pasur një solidaritet dhe falënderojmë të gjithë fondacionet. Kam tre probleme. Kemi një identifikim të problemeve, por duhet specifikuar se cilat godina janë shembur. Cilat janë ato që kanë dëmtime të lehta. Kjo duhet të specifikohet. Kjo duhet bërë shpejt. Kemi inxhinerë dhe specialistë. Duhet mbyllur sa më shpejt dhe them se brenda një jave këtë pasqyrë, se si e kemi pasqyrën e dëmeve. Menjëherë njësia vendore ta bëjë një plan dhe ta organizojë punën dhe ta fillojë punë me ata që janë në qiell të hapur. Duhet të këtë një plan, projekti, ekipi dhe afati. Të mbledhin gjithë fshatrat dhe të bëhet e qartë dhe transparente çdo veprim. Kjo duhet të jetë e organizuar.

Kanë bërë shtëpi pa themel. U bënë të gjithë ndërtues, por nuk bëhet kështu, një pjesë të përgjegjësisë ta mbajë edhe ai që ka ndërtuar sic ka dashur. Asnjë komunë nuk duhet të pranojë rindërtim pa projekt. Në qytet kam një shqetësim të madh. Ka objekte që strukturat janë shumë mirë, por ka kaq shumë ndërhyrje se nuk jam e sigurt seç bëhet më vonë. Janë hequr muret, arkitrarët, dhe brezat e betonit. Këto janë ndërhyrje që kanë bërë banorët. Këta që kanë bërë këtë dëm duhet të përgjigjen. Të bëhen verifikime të objekteve nëse qëndrojnë apo jo. Ligji duhet të përmirësohet, sepse janë bërë shumë shkelje. Shpresojmë që të veprojë edhe gjyqësori. Unë e kam me shumë merak, duhet të vihen në lëvizje njësitë vendore, s’mund ta përballojë këtë vetëm qeveria”, tha ajo.

9 komente në “Luljeta Bozo: U bënë të gjithë ndërtues dhe vepruan siç deshën, duhet të përmirësohet ligji”

  1. Detari says:

    filluan dhe plakat tani, intelekti ne albanistan eshte zero

  2. Feniks says:

    Pse nuk therritni te gjithe drejtuesit dhe specialistet e ndertimit qe organizuan dhe rindertuan te gjitha shtepite e demtuara nga termeti i 79-tes?
    Mesoni nga ata cfare ju intereson,se ju te tjeret jeni nje ZERO ME XHUFKE para tyre!
    Edhe kjo Luljeta eshte inxhiniere e mire,por per te dhene mesim e jo per te menaxhuar situatat ne terren!
    Thirrni edhe Muho Asllanin,qe ishte drejtuesi i te gjitha puneve ne Shkoder,sepse atje nuk shkoi as Enver Hoxha,as Mehmet Shehu e as Adil Carcani!
    Neper keto mbledhje qe ben Rama nuk duhet te flitet kaq gjate per parate,se me ate pune te merren njerez te caktuar!
    Kryesorja te merren ounet te ndara ne komisione,qe nga ata te ekspertizez,te projektimimit urbanistik,strehimit e ushqimit te banoreve,heqjen e inerteve etj e jo te behet show nga Rama!
    Cdo njeri te merret me punet e veta e jo si ne stadium qe te gjithe shohin se ku shkon vetem nje top!
    Se ketu punet behen me shume topa por Rama as ia ka haberin ketyre puneve!
    Kulmi fare eshte se aty vetem Rama flet kur ai eshte me i pa afti per ndertimet!

  3. Korabi says:

    Mire eke ,o Detari, po nje shprehje populore thote: “Plakut fjalen ia degjo e zbatoje ,pordhet bej sikur si degjon e mos i zbato “

  4. Vertino says:

    Ti me nick”Detari”te keshilloj mos ha m..t qe te ofron saliu se te ben dem dhe te krijon iluzione anti human.tung.

  5. Ce says:

    Muratori me 4 klasë shkollë nga Shenavlashi Haziri ka bërë pallate kartoni dhe mori në qafë mijra familje në Durrës. Shikoni si i ka rrëmbyer qytetareve te Durresit trotuarin e përjetshëm prej 6 m , tek ish Mulliri në hyrje të Durrësit dhe ka lënë një trotuar 1m dhe vetem per te plotesuar etjen e tij dhe grykesine e çmendur për të ngritur dyqane në katin perdhe. Pallati tani ka ikur për lesh kurse qytetarët ecin në rrjesht për një në trotuarin 1m e rrëmbyer nga ky përbindësh i ndërtimit ne Durres. Dhe si ky është dhe ndërtuesi amator Mhill Çela që zuri trotuarin dhe bile rrugën në plazh Teuta, Po kështu dhe telefonisti nga Ishmi Bujar Doda e gjithë me radhë pushtuan tokën publike në sy të dhjetra punonjësve të bashkisë që duhej ta parandalonin këtë masakër urbane. Ata që kanë legalizuar këto vjedhje të trotuareve të përjetshëm të qytetit në burg për të mos ndodhur me kurre.

  6. Zagora says:

    Zonja Luljeta,nje keshille per ju!
    Ne keto mbledhje me Ramen shkon kot se ai te therret vetem per imazh propagandistik!
    Se ai asgje nga ato qe thoni ju nuk i degjon!
    Termeti ka zbuluar disa probleme serioze ne ndertim!
    1-Te paret qe duhet ta drejtojne zhdukjen e pasojave te termetit duhet te jene URBANISTET,pastaj arkitektet,inxhinieret e ndertimit dhe ne fund shteti!
    Them urbanistet te paret se qe nga Tirana zonat e banimit jane thjesht GETO banimi,sepse u mungojne elementet jetike te domosdoshem per argetim e edukim ne komunitet si cerdhet,kopshtet,shkollat,lulishtet,kendet e lojrave,bibliotekat,shatervanet,skulpturat,mjediset e shfaqjeve zonale etj!
    Dhe kjo ne radhe te pare kerkon qe t’i jepet fund betonizimit te qyteteve dhe te shtrihen zonat e banimit ne te gjithe teritorin tashme te braktisur!
    Getonizimi e betonizimi i qyteteve ka bere qe 1 milion banore ne Tirane te kene probleme punesimi,shkollimi,argetimi,edukimi etj te femijve,trafiku automobilistik eshte renduar ne menyren me skandaloze sidomos pas shkaterrimit e bllokimit te ish sheshit Skenderbej per interesat e parkingut nen toke!
    STOP ndertimeve pa studim gjeologjik,sizmik dhe nje kontroll te rrepte te materialeve te ndertimit!
    URGJENTISHT duhet te krijohet MINISTRIA E NDERTIMIT dhe te zhduket ministria fallco e korruptive e Infrastruktures!
    Nje shtet qe tani perballet me riparimin e demeve kolosale te pasojave te termetit me nje kosto 1 miliard euro,eshte krim qe te injoroje kontrollin e plote te ndertimeve ne vend!
    Per keto gjera duhet te japin mendim te mencurit e ndertimit e jo te degjojne mbrockullat mediatike te Rames qe bredh si lypes neper bote!
    Te krijohen komisione te posacme per cdo drejtim dhe secili te jete kompetent qe t’i paraqese qeverise propozime radikale e jo mballoma te perkoheshme!

  7. Te zuri Dapi says:

    Lopitikanet dhe Mjekerrsia e tij jane bere sterinxhiniera kundrejt zotit dhe regjimit komunist…Justifikojne kartonat qe kane ngritur me vjetersin… duan qe populli te mbylle gojen se ja edhe juve ju ka ren nami… sikur ne akoma rrojme ne vitet e komunizmit… ky do te gjykoje te gjithe… zotin,te semurin mendor,babain dhe nuset e tij ndervite dhe ca te moshuar qe vijne me shume mundim nga regjimi… VeshI me vrap penevreket kur mbaroi Samiti i Natos dhe kujtoj se do futej ne Darken e vendeve anetare te Nato-s…gjykoi zgjedhjet presidenciale ne Amerik 2016… I thot turkut nem lek packa se flet me gjuhe politike dhe vargje te Kuranit… Zihet me kafshet dhe i krahason me gazetaret…

  8. rexha 10 says:

    PROBLEMI NUKE ESHTE LIGJI ,PORE JANE CA ISHE ENDACAKE RRUGESH QE U KTHYEN NE HAJDUTE ME KOLLARE MOJE ZONJE.
    LIGJE TONA JANE ME TE MIRE SE SA ANGLIA. NE KEMI LIGJIN E KANUNIT TE LEKE DUGAGJINIT KU ANGLIA E KA ZBATUAR PER TE NDERTUAR SHTETIN QE SOTE E KA.

  9. Sadiu says:

    Ne vitet 90-te zonja ka qene tek te dyzetat dhe e pergojojne, keshtu and shte per te qeshur kur nje komentues thote qe te te merren inxhiniere te rimekembjes se ndertesave nga termeti i 79-es! Inxhinierja eshte OK. per tiu bashkuar grupit te ketij komiteti, apo edhe per rishikimin e ligjit per ndertimet ne Shqiperi. Ne komentet e saj vihet re shqetesimi qytetar, i nderthurur me ate se si eshte ndertuar nga individe ne tokat e tyre apo edhe te xanuna.
    Dihet cfare iu be ndertesave qe u privatizuan pas 90-es, si edhe ndertimet e bera pa projekte inxhinierike ne shtepite qe ngriten ata qe levizen nga zonat e thella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje