Myslim Murrizi: Sistemi i tanishëm zgjedhor, vrasje e demokracisë

9 Dhjetor 2019, 20:34Politika TEMA

Myslim Murrizi, deputet i opozitës parlamentare, thotë se sistemi i tanishëm zgjedhor me lista të mbyllura ka qenë vrasja e demokracisë në Shqipëri dhe ka ngritur shkallën e arrogancës dhe të autokracisë si tek opozita ashtu edhe tek kryeministri.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se shqiptarët e ndjejnë veten të përbuzur dhe largohen nga vendi për shkak të politikës së atyre që drejtojnë me metoda autokratike.

Sipas tij, listat e hapura kombëtare e minimalizojnë “fuqinë” e individëve të botës së krimit për të qenë deputetë.

Zoti Murrizi është ndër deputetët që e ka ngritur me forcë reformimin e sistemit zgjedhor, që sipas tij është bllokuar për shkak të dëshirës së krerëve të dy partive më të mëdha për të kontrolluar listat e deputetëve.

1 komente në “Myslim Murrizi: Sistemi i tanishëm zgjedhor, vrasje e demokracisë”

  1. i varferi says:

    PO tani u kujtua Murrizja, çfare beri qe ne vitin 2008 e deri me sot apo u rrit dhe 11 vjet?! Atehere i pelqeu Murrizes, kulumbrise dhe ferrave te demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje