Meta flet pas dëshmisë në Prokurori: Rasti i Dvoranit tmerrësisht flagrant. Unë s'bëj presione, pavarësisht se çështja është shumë e rëndë

10 Dhjetor 2019, 13:26Politika TEMA

Ilir Meta ka folur për mediat, pasi dha dëshminë e tij në Prokurori, ku u pyet lidhur me kallëzimin që ka ngritur në drejtim të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Gjatë prononcimit për mediat Meta tha se veprat penale që ka kryer Dvorani janë të qarta, dhe se shpreson që prokuroria të bëjë detyrën e saj, duke mos rënë pre e presioneve.

“Jam në përgjigje të ftesës nga institucioni i prokurorisë pas kallëzimit penal që kam bërë për shtetasin Ardian Dvorani, për dy vepra të qarta penale të përmbushura me dashje plotësisht prej tij, shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimit të kompetencës, besoj se kemi dhënë sqarime plotësuese në vijim të provave që kemi dorëzuar bashkë me kallëzimin.

Rasti është tmerrësisht flagrant, unë shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën me profesionalizëm dhe durim, mendoj që kjo është provë e madhe për të gjithë të ardhmen e reformës në drejtësi, mund tu them se kushtetuta e thotë qartë në nenin 4 të saj se kushtetuta është ligji më i lartë dhe pika 3 thotë se dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë direkte vec rasteve kur kushtetuta parashikon ndryshe”- tha Meta.

A keni dorëzuar prova të reja?

Të gjitha provat e dorëzuara deri tani, janë të mjaftueshme që Prokuroria të veprojë në drejtim të shtetasit Ardian Dvorani, ne nuk bëjmë presione, pavarësisht se çështja është shumë e rëndë, pasi ka vënë në diskutim funksionimin e shtetit ligjor, kjo është një çështje që askush nuk mund ti shmanget, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë, pasi kemi të bëjmë me një rast flagrant.

Nuk dua të vazhdoj më tej, pasi vendi gjendet nën një situatë të jashtëzakonshme, për shkak të tërmetit, mund tiu them që ne do të vijojmë që të komunikojmë me qetësi, me argumenta me të gjithë qytetarët shqiptarë në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese. Do të publikojmë spotet e para në mbrojtje të Kushtetutës, dhe në mbrojtje të integritetit të Gjykatës Kushtetuese.”- tha Meta. (TemA)

6 komente në “Meta flet pas dëshmisë në Prokurori: Rasti i Dvoranit tmerrësisht flagrant. Unë s’bëj presione, pavarësisht se çështja është shumë e rëndë”

  1. Sasha says:

    Keshtu erdhen punet. Nje njeri si Ilir Meta na ben moral!!!!

  2. nje Avokat says:

    Perseri kemi nje Prokurori dhe Gjykate akoma me njerzit e Berishes dhe Metes (por me shume te Berishes, qe edhe ne keto momente KOMANDON e KERCENON shumicen e Prokuroreve dhe Gjyqtareve ne Shqiperi, sepse i la te korruptohen direkt nga Mafia, ku vete Berisha familjerisht dhe Meta familjerisht jane KUPOLA), te cilet do kapen pas Video dhe Audio montazheve te porositura nga vete Meta e Kryemadhi me sugjerimin direkt te Berishes, ne nje Studio TV, ku Pronari luan parate e familjeve Berisha+Meta. Kuptohet cfare faktesh ka dorezuar Presidenti ne prokurorine, akoma te papastruar nga Berishajt dhe Metistet, qe Video e Audio e Foto e Letra-Dokumenta te bere montazhe “DIGITALE”, do i marrin per te verteta. Loja e Metes dhe e Berishes per te shpetuar nga Reforma ne Drejtesi, sidomos BKH dhe SPAK, shkojne pertej imagjinates se Mafias Italiane, ne kehet e saja me te “ndritura”. As meta dhe as Berisha me familje biologjike e politike, nuk e kane mendjen fare tek fatkeqsia shekullore qe i ka rene Shqiperise nga Termeti i 26 Nentorit 2019, por vetem tek parate dhe pronat e tyre Miliarda Dollareshe, te vjedhura prej mbi dy dekada, me te gjitha menyrat Mafioze, deri dhe vrasje nga me te bujshmet e me te fshehurat.

  3. Flutura says:

    Dy gjera me bene pershtypje ne dekkaraten e Metes para mediave:
    -e para se ishte si i ftuar ne prokurori, dhe jo si i detyruar te deshmoje. Nese do te ishte i ftuar, edhe mund te mos shkonte, por prokuroria nuk ben ftese; te lajmeron nje here, dy here dhe heren e trete te merr me polici; pra nuk eshte ftese dasme”vete,s’vete”.
    – e dyta e me kryesorja, thote shpresoj qe prokuroria te mos jete nen presion politik, dhe, nga ana tjeter i thote prokurorise se Ardian Dvorani ka bere shkelje te renda dhe une, presidenti, kam paraqitur prova te shumta qe ai te denohet, pra ju gjykates e prokurore ta keni parasysh kete fakt gjate hetimit.
    Sa nivel te ulet ka i ashtuquajturi president.
    Na turperoi si shqiptare e Shqiperi ne syte e botes.

  4. Idhir Meta says:

    Komplet motherfather

  5. USA says:

    Te thane gje tjeter do te dal emri ne tabele o mik.

  6. LORA says:

    Bukur ,?,beteja filloi.
    Pres qe Ardian Dvorani t’ia zbertheje brinjet,
    nje e nga nje,
    juridikisht,
    kusarit dhe vrastarit te fronit aktual presidencial.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje