Virginia Roberts, pasi dha një intervistë ku akuzoi për abuzim seksual figura të fuqishme si princ Andrew, ka postuar në Twitter një mesazh ku shfaqet e frikësuar, duke njoftuar se nuk ka asnjë mundësi që ajo të jetë një person me mendime vetëvrasëse.
36-vjeçarja, e cila pretendon se ishte një viktimë e trafikut të seksit të pedofilit Jeffrey Epstein, shkroi:
“Nëse diçka më ndodh mua – për hir të familjes sime, mos lejoni që kjo të anashkalohet dhe më ndihmoni për t’i mbrojtur ata. Shumë njerëz të këqij duan të më shohin të heshtur.”
Kjo, pasi miliarderi Epstein vdiq në paraburgim në SH.B.A. teksa priste gjyqin.
Një autopsi zyrtare arriti në përfundimin se ai u vetëvar, pavarësisht teorive të vazhdueshme dhe pretendimeve nga patologu i profilit të lartë Michael Baden, se provat tregonin se ishte një vrasje.
Zonja Roberts – e cila, tani njihet me emrin Virginia Giuffre – u shfaq, kohët e fundit në BBC, ku dha një intervistë prekëse në lidhje me abuzimin që ajo pretendon se pësoi në duart e Epstein dhe princit Andrew.
Ajo pretendon se princi abuzoi me atë tri here: një herë në apartamentin e Epsteinit në New York, një herë në një jaht në Karaibe dhe një herë në shtëpinë në Londër të Ghislane Maxwell, zonja e dyshuar e Epstein.
Duke folur për takimin e saj të parë të pretenduar me Andrew në Londër, ajo tha se ishte dërguar në klubin e natës Tramp, ku kujton se vallëzonte me princin.
Pasi doli nga klubi i natës, Giuffre tha:
“Në makinë Ghislaine më thotë se duhet të bëj për Andrew atë që bëj për Jeffrey dhe kjo më pështirosi.
Nuk e prisja nga familja mbretërore. Nuk e prisja nga dikush që njerëzit e shohin me admirim.”
Virginia Roberts
Princi Andrew dhe Virginia Roberts
Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell
Donald Trump dhe e dashura e tij Melania me Epstein dhe Maxwell ne vitin 2000
Virginia Roberts
Virginia Roberts pas nje seance gjyqesore, me femrat e tjera qe thone se jane perdhunuar
Virginia Roberts pas nje seance gjyqesore, me femrat e tjera qe thone se jane perdhunuar
Virginia Roberts pas nje seance gjyqesore, me femrat e tjera qe thone se jane perdhunuar
Virginia Roberts