Ansu Fati, djaloshi i artë prej 400 mln eurosh që shkruajti historinë e Champions!

11 Dhjetor 2019, 10:05Sport TEMA

I mjaftojnë pak minuta për të treguar se me çfarë klasi kemi të bëjnë. Atëherë kur u duk se Barcelona thjesht po priste të kalonin minutat për të shkuar në dhomat e zhveshjes, bërë dush dhe për t’u larguar, hyri në lojë ai: Ansu Fati.

Vetëm 17 vjeç, futbollisti produkt i “La Masia”, nis të kërkojë topin, e pason, e merr sërish, e pason sërish dhe pas kombinimit me Suarez, vendos të godasë vetë dhe me një matje bilardoje me shtyllë-gol fundos Interin dhe 80 mijë të pranishëm në “San Siro”…

I druheshin të gjithë Suarezit, por ai që eliminon Interin është vetëm 17 vjeç dhe bëhet kështu futbollisti më i ri në historinë e Champions League që shënon gol!

Klauzola? 400 mln euro, me rinovimin e fundit, që sigurisht do të futet në fuqi kur të bëhet 18 vjeç!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje