FOTOT/ Skena lufte në SHBA: 2 orë shkëmbim zjarri me policinë, disa viktima

11 Dhjetor 2019, 09:23Politika TEMA
FOTOT/ Skena lufte në SHBA: 2 orë shkëmbim zjarri me

Skena të ngjashme si ato të luftës u regjistruan mëngjesin e së martës në New Jersey, ku për pasojë një oficer policie humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën.

Të shtënat me armë nisën në një varrezë për të përfunduar brenda një marketi të vogël, ku agresorët, një vajzë dhe një djalë, qëlluan me armë për dy orë ekipin e forcave special të Swat.

Autoritetet nga zyra e Prokurorisë në Hudson raportojnë se dy agresorët u qëlluan, por dyshohet se ka dhe persona të tjerë të vrarë brenda në market. Gjithashtu dyshohet dhe për një person të tretë të përfshirë në ngjarje, i cili është larguar dhe po ndiqet nga policia.

Policia zbulon detaje se dy agresorët të armatosur me armë të kalibrit të madh, u mbyllën në brenda në market dhe filluan të qëllonin këdo që iu afrohej.

E gjithë ngjarja nisi në një varrezë, ku një detektiv që hetonte një vrasje iu afrua dy të dyshuarve, të cilët hapën menjëherë zjarr mbi të duke e lënë të vrarë.

Të shtënat vunë në lëvizje policinë dhe për këtë arsye autorët u futën në market ku dyshohet se kanë vrarë dhe disa persona që ndodheshin brenda tij.

4 komente në “FOTOT/ Skena lufte në SHBA: 2 orë shkëmbim zjarri me policinë, disa viktima”

  1. Tropoja says:

    Si i behet atehere? Duhet me dhene dorheqjen ministri i brendeshem? Te kishte ndodhur ne Shqiperi, mjere ministri LIESHAJ Sepse qente e rruges se PD duan pak sebep dhe ulerijne vend pa vend, se fajin e ka ministri i brendeshem dhe duhet te dorhiqet

    1. I urti says:

      Ja ke futur kot.
      Policia ne SHBA nuk varet nga Ministri i brendshem por nga bashkite.

  2. BRSS says:

    TE NJFTOHET URGJENTESISHT SALI KANCERI DHE GOJE ÇORAPJA KLODJANA LALA PER KETE NGJARJE TE RENDE

  3. Cmenduria e ligjeruar says:

    Kjo eshte Amerika. Qytetari mban mitroloz ne shtepi dhe pistolete ne brez edhe kur shkon ne MacDonald.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje