Rudina Xhunga: Atë që nuk bënë studentët do ta bëjë tërmeti, po nxjerr nga loja një klasë politike

10 Dhjetor 2019, 17:45Politika TEMA

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga e ftuar në rubrikën “Opinion”, foli për aktualitetin në vend. Xhunga tha se atë që nuk e bënë protestat e studentëve e bëri ky tërmet. Sipas saj, viti 2020 do sjellë surpriza, pasi do përmbysen sisteme e do vijnë të tjerë.

Duke u ndalur tek video e publikuar nga Presidenti i Republikës për shkeljet e kreut të KED, Ardian Dvorani, Xhunga tha se nuk jemi më në kohën e shpjegimit dhe se këto duhet të ishin bërë më përpara.

“Një video e mirë e bërë në mënyrë profesionale. Kur kemi video të mira, iu përket gazetarëve t’i bëjnë, por këta i morën të gjitha. Në fillim Rama e tani Meta.

Është një video shpjeguese. Nuk jemi në kohën e shpjegimit. Nuk ka kë shpjegon më. Njerëzit janë të shpjeguar. Presidenti ka shumë të drejtë të kërkojë dhe të shpjegojë, problemi është kujt ia kërkon dhe kujt ia shpjegon. Këto gjëra duhet të ishin bërë përpara.

Këtë video Meta me siguri e ka bërë para tërmetit dhe është rikthyer por harron ndikimin e kësaj ngjarjeje në jetën e shqiptarëve”, u shpreh Xhunga duke iu referuar tërmetit.

Ajo deklaroi më tej se ky tërmet po nxjerr nga loja një klasë politike.

“Jemi në një dhjetor gri, komplet të fokusuar në problemet e pas tërmetit dhe traumën e post tranzicionit. Ishte një tërmet që na shkundi nga themelet, që nxori në skenë njerëz të rinj, të mirë apo të këqij nuk e dimë, ka nxjerrë njerëz të rinj; dhe po nxjerr jashtë loje njerëz të tjerë; një tërmet që po nxjerr nga loja opozitën shqiptare e cila është kthyer në denoncuese dhe jo ndikuese. Sikundër po tregon një maxhorancë, e cila po e bën rozë gjithçka, po e bën rozë sa mundet por të gjithë e dimë që nuk është rozë.

Po nxjerr nga loja një klasë politike ky tërmet. Të gjithë kujtojmë që do mbarojë, tani do bëhen ca shtëpi, do rregullohen ca lagje e do mbarojë. Jo, ta dinë ata që kujtojnë që do mbarojë, nuk do mbarojnë shpejt pasojat e këtij tërmeti. Do përmbysin sisteme e do sjellin të tjera. Do duken rrugës pasojat e këtij tërmeti. Na ka shkundur tërmeti. Politikanët të mendojnë si të duan, nuk kanë të bëjnë me të njëjtët njerëz, nuk janë të njëjtët shqiptarët me para tërmetit”, deklaroi Xhunga.

A do mendojnë ndryshe pas këtij tërmeti shqiptarët? 

“Pa asnjë dyshim. Unë jam e sigurt. Besoj që njerëzit e traumatizuar me tërmetin të cilët kërkuan ndihmë e shpëtim dhe vazhdojnë ta kërkojnë dhe tani gjithandej kanë kuptuar që kanë nevojë për një sistem të ri politik. E kanë kuptuar me kohë por tani do ta vënë në pah. Unë besoj fuqimisht që do veprojnë. Ishte një moment që na shkundi dhe jemi akoma të traumatizuar. Viti që vjen do sjellë surpriza në Shqipëri. Se si do t’i sjellë nuk është në dorën e politikanëve, të cilët po bëjnë maksimumin, Rama me punë dhe me show, Basha me show, Ilir Meta me video, po përpiqen por është përtej tyre. Nuk e di se çfarë do të ndodhë ekzaktësisht por unë e ndiej që kjo do të ndodhë. Ata që nuk e kuptojnë që shqiptarët i ka shkundur e tundur tërmeti dhe i ka kthyer në realitet dhe tani nuk presin më politikanët që ta përmbysin tranzicionin se ata që nuk e bënë 30 vjet nuk do ta bëjnë as vitin e 31-të, ata të presin surpriza në vitin që vjen. Unë e besoj fuqimisht këtë gjë. Atë që nuk e bënë dot protestat e studentëve, do ta bëjë ky tërmet”, tha ajo më tej.

Por a ka mjaftueshëm shqiptarë për të bërë shkundjen? Sipas Xhungës kur kalon një tronditje ti fillon e rigjallërohesh.

“Do riaktivizohen shqiptarët. Kur rigjallërohesh bën llogari të tjera. Me llogaritë pas rigjallërimit të shqiptarëve në 2020 nuk janë a i bëri 500 shtëpi Erdogani apo jo. Të jemi të sigurt. Nuk do duartrokasë kush për lagjet që do bëjë Erdogan, bashkë me qendrat shëndetësore me materiale anti-sizmike apo me xhamitë aty ngjitur. Jo, kanë llogari të tjera për të bërë shqiptarët pas 2020 dhe ato janë llogaritë me sistemin e vjetruar politik shqiptar, i cili nuk po ia del dot të kalojë mbi veten. Tani çdo lajm po kalon në mënyrë të sipërfaqshme sepse shqiptarët e dinë, presin një gjë më të madhe se sa përplasjet mes palëve, me video apo me fjalë apo me batuta”, deklaroi ajo.

Xhunga theksoi më tej se ky shok do sjellë reagimin. “E mirëpres dhe e promovoj reagimin. Ti nuk mund të ikësh. Ata që ikën, ikën. Ata që duan ende e kanë të qartë që nuk kanë ku të ikin më. Ku do shkojnë në Angli, do thonë që jemi gay, sepse vetëm për këta arsye të mbajnë në Londër dhe po bëhet qesharake situata me njerëz që në home office, i njohin shumë mirë se janë nga fshati i tyre dhe i thonë ata jam gay dhe do vij këtu. Nuk kanë ku shkojnë. Ti nuk je një vend që merr dot azil politik. Ku do shkojnë? Do ndjekin Agron Tufën. Jo, do rrinë këtu. Kemi shtëpitë këtu, kemi këtë vend, kemi fëmijët këtu. Do rrimë dhe do reagojmë”, përfundoi gazetarja, Rudina Xhunga.

16 komente në “Rudina Xhunga: Atë që nuk bënë studentët do ta bëjë tërmeti, po nxjerr nga loja një klasë politike”

  1. br says:

    Ke shume inate …..
    Nuk te beson njeri per sa thua!
    Qe kur te hoqen nga zv/minister je bere per te qare hasllin!!!
    Epo…..nuk jeni vetem ju te diturit dhe me te perkedhelurit….
    Deti ju nxjerr ne breg, si leshterike!!!!
    Ky vend ka KOKA te ditura me dhjetra here me te mire se ju….

  2. Sqepari says:

    Akoma me mire do ishte te zhdukej dhe kjo media!

  3. TONINI says:

    Qe ky popull te reagoje,duhet qe ne horizont te kete nje opozite te besuar,te udhehequr nga politikane me integritet,te pa perlyer me lojrat e pushtetit,me reputacin moral dhe profesional,vetem atehere do te behet e mundur transferimi i pushteteve,po ne situaten ku ndodhemi kjo mundesi eshte e pamundur dhe arsyeja eshte se opozita e pushetit eshte monopol i individeve me te diskretitusr ne ke te 30 vjet qeverisje,me hajdutrit,me te koruptuarit,me anti-shqipetaret,qe ne unison me njeri-tjetrin bllokojne cdo individ qe tenton te beje opozite,jashte rrjeshtit te tyre.Shqipetaret jane ne gjendje te ndajne hallet qe i vine nga ZOTI dhe ata qe i vijne nga robi,eshte e vertete qe ne kemi njerez teper te ditur dhe teper te ndershem,po qe per momentin nuk ju krijohet hapsire per te kontribuar.Mbesim me shprese,qe opozita te rifomatohet me njerez te besuar,se ne kete menyre dhe pozita e sotme do te pranoje rrotacionin e pushtetit dhe ajo do te futet ne procesin e riformatimit.Mbetemi me shprese

  4. Stalker says:

    po edhe ti me burrin tend jeni pjese e katrahures 30 vjecare apo Jo?

  5. BRSS says:

    HENGESH NJE MUTE MOJ DEBILE

  6. Rita says:

    Nuk e di sa te drejte ka te flese kjo qe ishte altoparlanti me pa cilesi i klases en fuqi. Po duket se ku mbytet anija minjte jane te paret qe e braktisin.

  7. anonim says:

    Po Nexhmijen si e ke moj Rudina?

  8. Feniks says:

    Gabohesh ,Rudina!
    Ne Shqiperi nuk kane lindur akoma BURRA(GRA)SHTETI,qe te marrin fatet e vendit ne dore!
    Se po te kishin lindur nuk do kishin heshtur deri sot,kur e gjithe klasa politike e ketyre 30 viteve e cuan ne humnere vendin,percane popullin,grabiten te gjitha pasurite dhe vrane shpresen e nje populli te tere se ky vend nuk do behet ndonjehere!
    Pasqyra e Shqiperise sot jane 2 partite kryesore,PS e PD ,qe kane sunduar ne menyren me kriminale!
    Si do te mund te permbyset kjo klase politike,kur antaresia DELE e PS-se akoma,ka ngulur ne tru,se po iku Rama do vije Basha dhe se ne PS nuk ka me te afte se Rsma,se ate qe ka bere Rama nuk e ka bere njeri para tij etj!
    Vetem militantet tru shplare,qe e shohin jeten e tyre vetem tek nje vend pune ne shtetin e Rames, mund te kene kete llogjike infantile!
    Ne se do gjykonin keshtu rilindasit e medhenj,kryengritesit kunder pushtimit otoman,heronjte e Pavaresise ne 1912,trimat e 1920 qe hodhen italianet ne det,patriotet qe i dolen para pushtuesve fashiste ne 7 prill 1939,komunistet dhe nacionalistet dhe organizuan popullin ne Luften Antifashiste,per clirimin e vendit etj me siguri qe sot nuk do te ekzistonte Shqiperia as si shprehje gjeografike!
    Nuk largohet kjo klase politike antishqiptare vete,pa dale ne krye nje grup idealistesh te guximshem qe t’i bejne “Gjyqin e historise” ketyre 30 viteve deshtim kriminal?
    Vetem keshtu mund te krijohen kushtet per hartimin e nje STRATEGJIE KOMBETARE, per kalimin nga nje sistem politik,ekonomik,social etj mesjetar sic ka qene deri sot,ne nje sistem politik,ekonomik e social ne pershtatje me gjendjen reale te vendit,pervojen me te mire te demokracive perendimore me objektivin afatshkurter te ndertimit te shtetit ligjor,demkracise reale ku qytetaret te respektohen nga shteti si pjese e sovranit e jo si sot qe trajtohemi si kliente apo me keq si skllever!
    Deputetet,kryebashkiaket,gjyqtaret,prokuroret etj duhet te zgjidhen me vote direkt nga populli e jo tr emerohen nga politika,qe te marre fund diktatura kriminale e NJESHIT,qe na zhvleftesoi 30 vjet nga jeta,duke u tallur me gjoja tranzicionin!

  9. Ashtu kot says:

    Vetem nje mendje e semure barrazon protestat me termetin. Protestat jane e drejte qytetare kurse termeti fatkeqesi. Qe kjo fatkeqesi te rregulloje Shqiperine, eshte thjesht nje deshire e djallit dhe jo e zotit. Me ke eshte zonja me siper: Me djallin apo zotin? Me sa duket ajo eshte djalli vete dhe do vazhdoje te mendoj po keshtu nqs Shqiperia nuk ndryshon. Ajo do i lutet djallit qe Shqiperine ta permbyse deti apo rrafshojne vullkanet vetem e vetem qe ajo te vije ne pushtet.
    Perfundimisht zonja e ckallmuar duhet te kuptosh qe asgje e mire nuk mund te vije nga fatkeqesite.

  10. turi says:

    O te dhjefsha presidentin o Rudina me gjithe ate videon profesionale

  11. USA says:

    Megjate fjalet qe thote Rudina jane te Mencura por ta besh nje gje o Rudine jo vetem ta mendosh Po edhe ta prekesh. Dhente Zoti behesh ajo qe do shkaterrosh kete monster politikej 30 vjecar. Ruaju jane te poshter i lexon komentet peballu perballu me konkrete.

  12. dritani says:

    Cfar e quan veten kjo tru laraske qe persiper keto “analiza”?

  13. Drini says:

    Ah,moj Rudina qe mendon kaq ceket se nje termet do rrezoka te gjithe klasen politike qe na ka rrjepur per 30 vjet deri lekuren!
    Prova me e madhe e tronditjes se popullit shqiptar ishte 97-ta,qe banda kriminale e Berishes pasi na mori shtepite,kursimet e tere jetes,uu ngritem,por nuk zhdukem regjimin e tij,por vrame e vodhem njeri tjetrin!
    I besuam PS-se,se mos na kthente paret,por Nano pasi mbushi xhepat e veta,ia dorezoi falas pushtetin,po Berishes,qe ne vitet qe pasuan beri ate kerdi qe nuk kishte mundur ta bente me pare!
    Pas tij KUCEDRA na solli ne dere piktorin thonje pa prere,Ramen,qe me sofizmat e tij mashtruese,na uzurpoi PS-ne dhe me pas edhe pushtetin!
    Sot ketu sundon mafia e jo populli!
    Qe te shkulet mafia ne pushtet nuk duhen termete,por me pare duhet te ngjallet FRYMA,ideali,atdhedashuria e jo interesi i bukes se gojes!
    Deri tani kjo fryme nuk ekziston,sepse nuk kane dale njerez qe ta perhapin ate dhe ta ngjizin ne popull!
    Ka plot deshtime,korrupsion,krime,pa aftesi etj kjo qeveri ,prandaj nga denoncimi i tyre me fakte ia vlen te sqarohet populli!
    Regjimi satrap i Rames na ka mbyllur gojen te ankohemi per padrejtesite,sepse ai ka rrenuar shtetin ligjor,administraten,sindikatat kane dsle jashte loje dhe njerezit kane mbetur ne mes te rruges pa shprese!

  14. Peza says:

    Nuk permbysen klikat sunduese me termete,moj Rudina!
    Ato kane 30 vjet qe i kane ngulur thonjte ne fyt popullit shqiptar,kane grabitur tere pasurite per vete ndersa shumicen e popullit e kane lene pa buke!
    Ata kane mbeshtetjen e huaj,aq sa kurre nuk ia vune gishtin direkt fajtoreve te kesaj katastrofe,qe nga Berisha,Nano,Meta e tani Rama!
    Nuk rrezohen keto klika gjakatare me shkrime e lutje,por duhet FRYME dhe kjo fryme nuk ekziston fare!
    Shqiptaret kane arritur deri tek konstatimi,ankimet,shfryrja e inateve ndsj qeverive,por e ndjejne veten te pa mbeshtetur!
    Ne PD i terheqin militantet per hunde me parullen “Rama ik”, ndersa ne PS militanteve u kane injektuar arsyetimin se po iku Rama do vije Basha dhe do mbesim pa pune etj!
    Dhe kjo ndodh se edhe pas 30 vjet kapitalizem, ne Shqiperi vetem 23 % e te punesuarve punojne ne biznese private dhe shumica punon ne shtet!
    Ky eshte tregues kokeforte se sistemi politik,ekonomik e social ka deshtuar ketu!
    Sipas raportit te BB 37% e te punesuarve punojne ne te zeze,qe nuk u jepet rroga e plote,nuk derdhen per mijra te punesuar kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore,qe di te thote se ketyre mijra te punesuarve nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe as perfitojne sherbimet shendetesore falas,duke i shkaktuar arkes se shtetit deme kolosale financiare!
    Nuk rrezohet me gazetare regjimi anti demokratik i Rames e as klikat sunduese 30 vjecare!
    Nga qe shqiptaret nuk gjejne zgjidhje brenda vendit kane marre e do vazhdojne te marrin rruget e kurbetit neper bote!

    1. Sak says:

      Sa e shemtume duket kja, po ne fakt asht pasqyre e shpirtit

  15. i varferi says:

    Rudina, te theme te drejten, me shume urrej gazetaret shqiptare se politikanet. Gazetare qe dine vetem te tallen me pushtetin qe kane falas, gazetare qe pushtetin e kane marre si rregull i demokracise dhe jo se u a ka dhene populli. Rudina! Flitet shume per kohen e shkuar per socializmin qe ishte diktature. Do ta dishe apo ta kane thene? Edhe ate kohe drejtesia ishte e varur nga partia, ama nuk ishte si sot qe s’e gjene kurre vetem me para, kishe nje vend ku ankoheshe dhe merrje rruge: o ne keshille, o ne parti, o ne front, o ne rini, o ne ndonje instance tjeter duke ruajtur parrullen: mbi te gjitha partia, ndersa sot te gerryejne dhe kocken, te lene dhe pa varr ja, keta “trimat” e demokracise dhe pjese e ketyre eshte dhe pushteti qe i kane dhene vetes gazetaret dhe media.Te behej nje kritike ne gazetet atehere, do analizohej deri sa te dilte e verteta, ndersa gazetaret dhe media e sotme jane aq te poshter, sa eshte vete sistemi qe ato e mbajne si te tille. Kush i zgjedh gjyqtaret sot? I emron partia, gjoja nepermjet ligjeve. Ndersa, ndoshta dhe formalisht, gjyqtaret e prokuroret atehere votoheshin edhe formalishte demokratikisht. A jane pushtet gjyqtaret; sot çdo gje ata e kane bere per mire apo per keq, politika apo Saliu, Nano e Edi Rama vetem i kane urdheruar ne emer te demokracise se çfare te bejne. PO gazetaret? Gazetaret jane pushtet qe kane rene nga qielli, flain si u do bytha ne emer te lirise, japin urdhera, kercenojne, permjerrin maje gjembit pavaresisht se vete atyre per çfare bejne apo thone nuk u hyne gjemb ne kembe pa le ne bythe. U zgjata shume por doja te thoja. Hiqmi syve gazetaret se jane bere te urryer, hiqmi syve gjyqtaret se jane kriminelet e shpirtit njerezor dhe shfrytezuesit me te medhenj te njerzeve dhe me ler vetem ne krye nje diktator qe te urdheroj si te doje, por ama eshte vetem nje. Disa gazetare kane marre patenten qe te ribotojne gjithe shkrimet dhe veprimet e asaj kohe dhe nxjerrin perfitime te majme, ndersa disa te tjere kane patenten te qelbin vendin sot. Kush u a jep patenten ketyre?! Prandaj edhe nje here. Me mire diktature me nje diktator qe te sundoje mbi te gjithe se sa nje anarshi demokratike gjoja qe te rrembeje jeten bran si behet. Atehere e dije pse denoheshe, kush e kruajti u denua, ndersa sot nuk e di nga te vjene se gjoja je i lire. Sot , Rudina e mban deren mbyllur dhe ta shqyejne. Kjo eshte koha, s’ke faj ti, erdhi rasti qe une shkrova pak rreshta ketu me mendimet e mia qe mund te te vijne nepermjet ketij komenti apo ehe mos te te vijne se ne fund gazeta eshte prone private e dikujt dhe nuk ka pikesynim qe te percjelle mendimin tim, por perfitimin e tij. Dhe ne rrafshin e kesa toke ku jetojme, ka te drejte. Jam totalisht i zhgenjyer nga koha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje