Holanda sërish kundër Shqipërisë: Nuk është ende gati për negociatat

10 Dhjetor 2019, 18:13Politika TEMA

Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, situata nuk ka ndryshuar në favor të vendit tonë.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka përsëritur qëndrimin se Tirana nuk është ende gati për të hapur negociatat me BE-në.

Në një prononcim për gazetën malazeze, “Pobjeda”, Rutte deklaroi nga Londra se:

“Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së, por shtetet duhet të jenë gati, si në rastin e Malit të Zi, për të nisur negociatat.

Ne nuk besojmë se Shqipëria është gati të nisë negociatat me BE-në në këtë moment, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër këtij qëllimi”.

Rutte komentoi edhe vendimin e tetorit për dy shtetet ballkanike, duke theksuar se negociatat për Shkupin nuk u hapën pasi disa shtete të BE-së nuk donin ta ndanin nga Shqipëria.

7 komente në “Holanda sërish kundër Shqipërisë: Nuk është ende gati për negociatat”

  1. Kalec Dega says:

    Po Rama thote jemi gati qysh kur zgjodhi President Ilir Meten, Sekretarin e Partise ne krye te Demokracise dhe futi ne burg Qorrin. Kush rren nga keta te dy?

    1. Enis says:

      Me ramen qe po vjedh hapur diten per diell, ta harrojme ne europen!
      As turqia nuk ka per te na pranuar me ketelloj fundrrine hajdut qe kemi; dhe ata qe vjedhun per vete nuk ja dhane leket ketij bythqirit tone por do vime ti ndertojme vete i thane se skane besim te dyshja rama- ahmetaj.
      Keta jane te denje per ti bere film hollywoodi

  2. SHKELZENI says:

    PO CFARE EUROPE SHIKONI ALTERNATIVE TJETER
    CFARE E GJETI NORVÉGIEN QE NUK ESHTE NE EUROPE K.E .
    ATA NUK KANE QENE FAVORABLE PER SHQIPERINE ASNJEHERE EDHE NESE HAPIN NEGOCIATAT DO TA SHTYJNE SI ME TURQINE 30 VJET .
    BILE PO TE DEKLAROHESH KUNDER EUROPES DO JAPI ME SHUME EFEKTE PER QASJE NGA ANA E K.E.

  3. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    Toptan Esad:ju thashe vite me pare se Albonistoni ose ”smol Turkye” nuk ka me hi m’Evrop………..as sot as mot,pune turkoshakesh!

    1. GREKU says:

      SHKRUAJE SHQIPE OSE KOMENTO NE ANGLISHT QE T’JU KUPTOJME SHOKU .

  4. shqiponja e zezë says:

    Nuk u ka dalë akoma hashashi hollandesve

  5. Henry says:

    Ku eshte komenti im?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje