“Kërcënimi kinez” për rrjetin 5G, Rama reagon ndaj shqetësimit amerikan

11 Dhjetor 2019, 18:23Politika TEMA

Qeveria ka miratuar memorandum mirëkuptimi me Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G.

Ambasada amerikane në mënyrë të vazhdueshme e ka shprehur shqetësimim që të mos lidhet marrëveshje me kompani kineze nga ana e operatorëve shqiptarë.

Në një deklaratë të mëparashme, Ambasada amerikane theksonte se “siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet”.

Vendimi i Qeverisë shqiptare

“V E N D I M

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S  I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Reagimi i Ambasadës më herët

Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet.

Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohet kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës. Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme…

Liria nuk vjen falas dhe liria nuk është në shitje”, është shprehur Leyla Moses-Ones gjatë një mëngjesi pune mbi sfidat në siguri, mbajtur në nder të Gjeneralit James Jones, Këshilltari i 22-të për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ish Komandant i Forcave Supreme të Aleatëve të NATO-s, dhe Komandanti i 32-të i Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara.

4 komente në ““Kërcënimi kinez” për rrjetin 5G, Rama reagon ndaj shqetësimit amerikan”

  1. Havard says:

    I madherishmi Rama tani eshte i shqetesuar edhe per Amerikanet, lol!

  2. Olimpia says:

    Po 900 miliarde dollare marredhenie ekonomike,tregetare,shkencore,investime reciproke kino- amerikane a i respektojne normativat qe na imponohen ne ??? Po Vodafon britanike,aleatit numer nje te SHBA ,qe po punon me 5G kineze a i imponohet SHBA…??? Ne se na imponohen zgjedhjet ne marredheniet ekonomike,nuk do te dalim kurre nga varferia.Nje Xhibut i vogel ne Bririn e Afrikes ben politike te pavarur,ka baza amerikane,francese,britanike dhe me e madhja , se fundi kineze.Per te hapur kete base Kina investoi ne Xhibut 1.5 miliardi dollare.Nderkohe a mendon Rama se nje dite Kosova duhet pranuar ne OKB dhe me keto veprime politike servile ,vazhdim i berishizmit,Kosova,pra gjysma e Shqiprise do te mbetet gjysem shtet..Aleate,por pavaresisht nga nga pesha,nuk do te thote te shkelesh mbi interesat kombetare ..

  3. Enea says:

    Ky lloj nenshtrimi qe bejme ndaj SHBA nuk me pelqen. Shiko Serbine, mbaje mire me Kinen, mbaje mire me Rusine, respektohet edhe nga SHBA dhe merr investime. Ne ngelem popull i varfer pikerisht per kete mentalitet te nenshtruari qe kemi. A i kemi ndonje borxh SHBA?

  4. Zigur Qarri says:

    11.12. 2019 Shqipëria i mbyll derën Kinës, miraton marrëveshjen me SHBA-në për rrjetin 5G.Qeveria shqiptare ka miratuar në parim memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G. Në vendimin e miratuar sot nga qeveria shqiptare nuk jepen detaje për shkak se është një cështje e sigurisë kombëtare, por theksohet se me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, këshilli i ministrave ka miratuar memorandumin me SHBA-në.
    04.11.2019 Pak ditë pasi Edi Rama promovoi teknologjinë 5g “made in China” në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës së SHBA që kundërshton operatorët që përdorin teknologjitë kineze.Rama u kishte premtuar amerikaneve 5g. Premtim që do e bënte realitet me takimin me Trump në New York/ Për këtë arsye kishte marrë me vete edhe Ballukun. Por duke qenë se Trump nuk e priti ky ua dha kinezve. Rrjeti 5G do të mbërrijë së shpejti në Shqipëri përmes teknologjisë shtetërore kineze 5G Hauwei, por në disa vende të zhvilluara tashmë ajo ka disa kohë që është instaluar. Ambasada e SHBA në Tiranë, me ardhjen e kësaj teknologjie të re për operatorët, ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë për mënyrën se si këta të fundit të mbrojnë të dhënat e tyre personale pasi rrjeti 5G të vijë në Shqipëri. Ambasada amerikane me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka ofruar një artikull ndihmues, shpjegues dhe këshillues për të gjithë qytetarët përsa i përket risisë së teknologjisë 5G dhe mënyrën se si të mbrohen të dhënat personale digjitale ndaj saj. Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje