Ambasadori bullgar: Dy grupe inxhinierësh në Shqipëri, ditën e parë siguruam 100 mijë euro

12 Dhjetor 2019, 14:37Sociale TEMA

Ambasadori i Bullgarise, Momtchil Stoyanov Raytchevski ka folur rreth integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke thënë se të dy vendet nuk janë në garë se kush është më i mirë, por duhet të punojnë në mënyrë që vitin e ardhshëm të kenë plotësuar të gjitha kushtet për nje vendim pozitiv.

Ndërkohë Ambasadori ka folur edhe për situatën e tërmeteve në Shqipëri ku ka thënë se i vjen keq që ndihma e Bullgarisë për Shqipërinë erdhi në këtë rast tragjik.

Për fat të keq, do të isha i lumtur që të shikoja ndihmën Bullgare për raste të tjera jo për këtë tragjedi ku ka edhe viktima dhe njerëz që vuajnë.

Bullgaria si dhe shtetet e tjera nga rajoni dhe BE dhe mbarë bota, reagoj në mënyrë humanitare, ne siguruam që në ditët e para erdhi ndihmë materiale në kuadër të mekanizmit europian për mbrojtje civile.

Më pas erdhi grupi i parë i Inxhinierëve bullgare të cilët së bashku me kolegët e tyre, inxhinierët shqiptarë, bënë analizën e godinave.

Dje erdhi ekipi i dytë, unë personalisht i kam shoqëruar deri në Durrës.Përveç kësaj shteti Bullgar siguroi që ditën e parë të tërmetit 100 mijë euro që u dërguan në Shqipëri, përsëri përfitoj nga rasti të them që Shqipëria nuk përjetoi vetëm këtë tërmet, Bullgaria dha ndihmën edhe për një nga shtëpitë e fundit që i kishte mbetur Korçës për tu rindërtuar dhe kjo shtëpi është në Vidohovë“, tha ambasadori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje