Policia e Vlorës njoftoi të enjten arrestimin e një sekretareje të Gjykatës Administrative të Vlorës, pasi u zbulua se kishte ndryshuar disa vendime duke favorizuar palë të ndryshme në proces. Policia njoftoi se Edlira Shehu ishte arrestuar pas hetimeve nga policia kundër krimit ekonomik “me anë të metodave speciale proaktive të hetimit”.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak”, thuhet në njoftimin e policisë. Ajo akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.
Arjan Xhaferri prokuror i çështjes i tha BIRN se ky “është një rast i rrallë”. Xhaferri tha se hetimi ende nuk ka përfunduar, por deri më tani dyshohej se 43-vjeçarja ka vepruar e vetme.
E kontaktuar nga BIRN gjyqtarja, Gentjana Xhelili, pranë të cilës punonte sekretarja tha se ka dhënë deponimet e saj në prokurori dhe polici, ndërsa nuk pranoi të jap detaje rreth ngjarjes deri në përfundim të hetimit.
Mbrojtësi i Shehut, Edmond Dëma, i tha BIRN se ende nuk kishte informacion të mjaftueshëm dhe se nuk mund të fliste në këtë moment për çështjen.
KCK a mund ta kape Vangjush Dakon??? qe kure u be kryetar vetem ka vjedhur, hyrja e qytetit te durresit eshte njelloj si para 30 vjetrsh, uren e dajlanit beri gjugji dako dhe ajo u shpall jashte funksionit nese dako shpeton nga drejtesia shqiperia nuk ka per tu bere dhe 100 vjet
Vetingu eshte ne prove-ne se gjyqtari i apelit ne Korce Stavri kallco,qe eshte kampioni i korupsionit e kalon apo i fshihet vetingut,atehere do themi vetingu ka lindur i vdekur.
Do besh mire qe ti Shoku i klases te maresh nje brisk gilette te mire e ti ruash bythken me shkumbe z. Stavri Kallcos.
Vetingu eshte ne prove-ne se gjyqtari i apelit ne Korce Stavri kallco,qe eshte kampioni i korupsionit e kalon apo i fshihet vetingut,atehere do themi vetingu ka lindur i vdekur.Perfundimisht KCK e EDI RAMES eshte vetem propagande!
Po pse kjo Esh kola e krinit pfff
e ulet shume standartjn per kete kck . e zbritet deri te sekretaret tani.
Kjo e shkreta eshte nje budallaqe hallexhie nuknka lidhje me korrupsionin ne gjyqesor.
Stavri Kallco as i di ligjet dhe as di ti lexoje. Ai di vetem te peshoje para, se perton ti numuroje
Atje ne gjykaten administrative te Vlores hiq ate gjykatesin e ri qe ka ardhur Shehaj, se te tjeret jane me qafshe moj shege…nga kryetari 6 mujorsh qe kane deri tek famosi Ken/Krenar Dhima
Ti Petro duket qe ky Stavri do ta kete ngrene ate pjeshken qe ke ne shtepi se ndryshe nuk di ishe frustuar kaq shume. Tani haji dhe kaken z. Kallço.