Kryeprokurori Çela, takim me prokurorët e Tiranës: Mbështetje për procedimet që lidhen me dëmet nga tërmeti

12 Dhjetor 2019, 18:11Kronika TEMA

Prokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela është takuar të enjten me prokurorë dhe drejtues të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat ata përballen dhe situatën aktuale në këtë institucion.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua dhe problemeve në këtë prokurori që lidhen me lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vlerësimin e performancës së saj, organizimin e punës pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit etj.

Kryeprokurori i ri, Çela iu ofroi mbështetjen e tij prokurorëve të Tiranës në lidhje me procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë  në  hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve. Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse

2 komente në “Kryeprokurori Çela, takim me prokurorët e Tiranës: Mbështetje për procedimet që lidhen me dëmet nga tërmeti”

  1. Luzati says:

    Beni pak durim se prokuroria ka rrene ne USTA.. shpejt do ja shihni tymin nuk do meret me cironga por me peshqit e medhej

  2. shqip says:

    Eshte me se e drejte qe duhen proçeduar persona qe kane vene ne rrezik jete njerezish. Po qe te jemi te sakte, jo drejtesi me koka Turku. Per proçedim jane ustallaret qe i kane bere hile punes, “shto uje, e shto miell “. Per proçedim jane revizoret e punimeve. Per proçedim jane furnizuesit me mallra scarco, hekur, çimento, etj. Per proçedim jane sektoret e ndryshem ne pushtetin lokal. Nga zyra urbanistike, dhe me radhe i gjithe zinxhiri, deri te kryebashkiaket. Nga zyrat e privatizimeve, e deri ne rang ministrash per infrastrutture. Per proçedim jane ; 1) SB, 2) FN, 3) PM, 4) IM ,
    5) AM, 6) ER . Ketu mbyllet qarku vicioz, dhe Shqiperia mund te marre hakun qe i takon. Jo se mos thote njeri qe : po km-strat ç’hyjne ? Hyne me shume se te gjithe. Fale ketyre individeve, Shqiperia u kthye ne geto, xhungel, han pa porta. Kjo e ketyre i kalon caqet e krimit administrativ. Kane bere me ndergjegje genocid ambiental. Ka kellqe ta beje ky Çela kete ? Nuk ka, dhe ky eshte ekuacion i thjeshte. Ne te vume + ti na mbron = ku ishim, hiç gjekundi. Pra krisma nuk ka patur. Po ka vetem koka Turku .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje