FOTOT/ Zbardhet juglindja e vendit, ARRSH: Ja rrugët me borë ku duhet bërë kujdes

14 Dhjetor 2019, 09:44Politika TEMA
FOTOT/ Zbardhet juglindja e vendit, ARRSH: Ja rrugët me borë ku duhet

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me situatën e rrugëve në vendin tonë, si pasojë e motit me shi dhe dëborë.

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Aktualisht po punohet për pastrim në Qafën e Qarrit-Korçë-Ersekë, në Rrugën e Dardhës, Rrugën e Voskopojës.

Ndërkohë bëhet me dije se nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve në të gjitha akset kombëtare.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Rrugën e Dardhës për mjetet e vogla.

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje