Ish- presidenti i Sudanit dënohet për pastrim parash dhe korrupsion

14 Dhjetor 2019, 21:20Bota TEMA

Një gjykatë në Sudan dënoi të shtunën ish-presidentin Omar al-Bashir për pastrim parash dhe korrupsion, duke e dënuar atë me dy vjet në një institucion rehabilitimi.

Ky është vendimi i parë në një seri procedurash ligjore kundër al-Bashirit, i cili gjithashtu kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare nën akuza për krime lufte dhe gjenocidit lidhur me konfliktin në Darfur në vitet 2000.

Vendimi erdhi një vit pasi protestuesit sudanez filluan fillimisht revoltën e tyre kundër sundimit autoritar të al-Bashirit. Gjatë tre dekadave të tij në pushtet, Sudani hyri në listën e Shteteve të Bashkuara si sponsorizues i terrorizmit, dhe ekonomia e vendit ka vuajtur nga vite keqmenaxhimi dhe sanksionet amerikane.

Al-Bashir ka qenë në paraburgim që prej muajit prill, kur ushtria e Sudanit ndërhyri dhe e largoi atë nga pushteti pas disa muajsh protestash mbarëkombëtare. Kryengritja përfundimisht e detyroi ushtrinë të binte dakor për një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me civilët.

Sipas ligjit sudanez, al-Bashir, 75 vjeç, do të dërgohet në një institucion shtetëror të rehabilitimit për të moshuarit që janë të dënuar për krime që nuk dënohen me vdekje.

3 komente në “Ish- presidenti i Sudanit dënohet për pastrim parash dhe korrupsion”

  1. Baliu says:

    Duhet mare mesim edhe nga Sudani si te trajtohen “peshqit e medhenje”.

  2. Kalec Dega says:

    edhe ne sudan…vepron ligji ene pse qesharak po ne Shqiperi, qe synon ti bashkohet familjes Evropiane? Zero me bisht, si njehere e nje kohe ju kujtohet….ketu vetem cirronkat kane fatin e Bashirit byrazer…

    =
    Edhe Rama keshtu do ta denoje Saliun, si shperblim dhe ish – koleg i katastrofes shqiptare…me reabilitim….por kjo eshte e pamundur ne Albanistan ku jo vetem qe nuk denohet peshkaqeni por ai shperblehet…

  3. ser says:

    edhe ne sudan denohet presidenti, veyem ne shqiperi politikanet kercejne tavolinave, niveli me i larte i korrupsionit sjell jo ndeshkim te politikaneve, bye bye spak vetting kçk kld e ku di une sa K… kemi ne, se ne per K…. vdesim :))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje