VIDEO/ “Luftë”: 35 vjeçari vret policin, më pas qëllohet për vdekje nga 2 oficerë të tjerë

14 Dhjetor 2019, 10:52Lifestyle TEMA

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një oficer policie në Arkansas u vra në makinën e tij patrullimi nga një person i armatosur që e qëlloi atë dhjetë herë në kokë.

Oficeri Stephen Carr u vra në parkingun e pasmë të selisë së policisë në Fayetteville, Arkansas, më 7 dhjetor në orën 9.42, ndërsa ai ishte ulur në sediljen e shoferit të automjetit të tij të policisë.

Autoritetet bëjnë me dije se agresori London Philips, 35 vjeç, iu afrua automjetit dhe e qëlloi mbi policin.

Dy oficerë të tjerë pak minuta më pas dolën nga rajoni i policisë dhe qëlluan e vranë 35 vjeçarin Phillips. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje