VIDEO: Kamioni po hidhte kripë në rrugë për të shkrirë akullin, rrëshqet vet dhe bie në liqen

14 Dhjetor 2019, 10:01Lifestyle TEMA

Një kamion i rrethit të “Chicago Park” rrëshqiti dhe ra në liqenin e Miçiganit.

Çfarë është interesante në këtë ngjarje është fakti se kamioni po shpërndante kripën për të shkrirë akullin në rrugë.

E gjitha ndodhi ndërsa bora e lehtë ra në të gjithë zonën e Çikagos dhe temperaturat shënuan rënie të mërkurën në mëngjes.

Kamioni i bardhë, me drita të verdhë të ndezura, rrëshqiti nëpër shtegun e biçikletës në Oak Street rreth orës 7:15 të mëngjesit dhe përfundoi në ujë.

Për fat të mirë, dy burrat që ishin në kamion dolën nga makina dhe nuk pësuan dëmtime serioze. (TemA)

 

Crazy video: Watch as Park district truck slides off into Lake Michigan. The two employees inside got out safely. ⁦@ABC7Chicagopic.twitter.com/tPVNL5R8jQ

— Craig Wall ABC 7 (@craigrwall) December 11, 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje