Heitor Schiave 43-vjeç nga Brazili u arrestua pasi u vesh si nëna e tij për të marrë provimin e saj të patentës.
Schiave mendoi se kjo ishte mënyra më e mirë që e nëna e tij të kalonte provimin, pasi ajo kishte dështuar tre herë.
43-vjeçari vendosi që të shkonte në vend të nënës në provim dhe për këtë veshi një bluzë me lule, leu thonjtë me të kuqe, bëri tualet dhe vendosi parruke.
Por, ishte instruktorja ajo që kuptoi gjithçka dhe njoftoi policinë. (TemA)