Ky është momenti tronditës kur një luan sulmon një punonjës të kopshtit zoologjik në Pakistan në momentin që po ushqente.
Luani i kafshon dorën kujdestarit dhe pas disa sekondash burri arrin të lirohet, por duke marrë plagë të rënda në krah.
Menjëherë punonjësi i kopshtit zoologjik u dërgua në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 dhjetor në kopshtin Karachi Zoological Gardends. (TemA)