Ky është momenti i frikshëm kur vinçi për pak sa nuk i bie në kokë punonjësit të një porti në Holandë.
Në një ditë me mot të keq, me shi dhe erë, ai ishte duke u marrë me telefonin, ndërsa një vinç bie nga lartësia vetëm pak centimetra larg tij.
Edhe pse totalisht i pavetëdijshëm për atë që po ndodhte, këtë herë fati ishte me të. (TemA)