Bashkëshorti i ministres së Arsimit në qeverinë "Rama" bëhet kryetar partie në Kosovë

15 Dhjetor 2019, 21:00Rajoni TEMA

Kryetari i Bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti u dorëhoq sot nga posti i kryetarit Partisë Social demokrate në Kosovë duke marrë përsipër dështimin në zgjedhje, e njëkohësisht duke premtuar angazhim më të madh si kryebashkiak.

E menjëherë Kuvendi Zgjedhor i kësaj force politike ka zgjedhur kryetarin e ri. Ai është Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në qeverinë e “Rama 2”, Besa Shahini.

Molliqaj ka mbajtur më parë postin e sekretarit për media te Lëvizja Vetëvendosje, e më pas postin e anëtarit të kryesisë te PSD.

Përmes një postimi sot në Facebook, Shpend Ahmeti njoftoi dorëheqjen dhe sqaroi arsyet:

“Natyrisht, përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD,  organi më i lartë vendimmarrës I saj.

Kjo na mundëson që të reflektojmë si kolektiv dhe të marrim përgjegjësi si parti.

Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri.

Pastaj Këshilli do të votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti”, ka shkruar Ahmeti.

2 komente në “Bashkëshorti i ministres së Arsimit në qeverinë “Rama” bëhet kryetar partie në Kosovë”

  1. Baliu says:

    Mollaqi behet kryetar i partise se vdekur (politikisht).

  2. Timi says:

    Po ky debil solli edhe ndarjen e vetëvendosjes. Sepse i duket vetja dikush por është thjesht debil. Në zgjedhjet e ardhshme do zhduket partia e tij. Të ikë në shtëpi me gruan ministre të Ramës do i bënte nder dy vendeve tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje