Nuk ka marrëveshje, Vetëvendosje akuzon LDK se po vendos barrikada

14 Dhjetor 2019, 20:20Rajoni TEMA

Të gjithë po presin se si do të përfundojnë bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Edhe pse kaloi shumë kohë nga përfundimi i zgjedhjeve dy forcat politike që fituan nuk po gjejnë gjuhën për të ndërtuar qeverinë e re.

Sot u fol edhe se LDK po vendoste barrikada.

Duket se bisedimet mes dy partive kanë ngecur tek emri i presidentit të ri.

LDK thotë se presidenti i takon asaj, ndërkohë që Albin Kurti mendon ndryshe, dhe madje ka propozuar edhe dy emra për presidentin e ardshëm, një prej të cilëve është Rexhep Qosja.

2 komente në “Nuk ka marrëveshje, Vetëvendosje akuzon LDK se po vendos barrikada”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    Nëse LDK nuk pranon Rexhep Qosjen si president atëhere asnjë marrëveshje nuk duhet bërë me këtë forcë politike e cila përfundimish është një pjellë sërbe e sërbit Isa Mustafa!
    Juda Isa Mustafa kurrë nuk duhet pranuar si President!!

  2. Prishtinaliu says:

    U GEZUA SHPEJTE ALBINI
    TE FITOSHE ME 25 % ESHTE TE KRIJOSHE QEVERI POR TE MOS QEVERISESH .
    KEMI DY PARTI NJE E MAJTE DHE NJE E DJATHTE CILI PROGRAME PARTIE DO JETE AI I VV APO LDK SIC THEMI NE KENDEJ AS MISH AS PESHKE .
    DUHET FITORE SI EDI RAMA MBI 50 % QE TE QEVERISESH ME PROGRAMIN TENDE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje