Dhuruan rreth 3.5 mln dollarë ndihmë pas tërmetit, Taulant Balla: Mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe

15 Dhjetor 2019, 15:53Sociale TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Përmes një postimi në “Twitter” numri dy i PS, Balla deklaron se Shqipëria i është mirënjohëse Emirateve të Bashkuara Arabe për solidaritetin e treguar, duke dhuruar 13 milion AED për përballimin e emergjencës së krijuar nga lëkundjet e forta të tërmetit.

“Shqipëria i është mirënjohëse shkëlqesisë së tij, Princit të Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed dhe Zv.Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare prej 13 milionë AED që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. 

Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin”, shkruan Balla.

1 komente në “Dhuruan rreth 3.5 mln dollarë ndihmë pas tërmetit, Taulant Balla: Mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    arabet e abudabit e kan obligim te ndihmojne birazeret e tyre arboshqipfoles,kshq……………pune arabesh,varu kkkkkkk!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje