“Mos u mërzisni se ndihem shumë mirë! Mos qani për mua!”, janë fjalët e fundit që Rezarta Xibrraku iu ka thënë familjarëve të saj nëpërmjet telefonit përpara se të ndahej nga jeta.
E reja u gjet pothuajse pa shenja jete në shtratin martesor, ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Hajdari ndodhej në gjëndje të rëndë.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e së premtes në Xibrrakë të Librazhdit dhe çifti ishte martuar të dielën e kaluar. Familjarët e Rezartës, kanë dyshime të forta se vajza e tyre mund të jetë helmuar për shkaqe që as ata vetë nuk dinë t’i thonë.
Gazeta Shqip ka mundur që të flasë më vëllanë e Rezartës, i cili pretendon se motrën ia kanë vrarë dhe njëkohësisht kërkon zbardhjen e së vërtetës.
Intervista e plotë
Reshit, si e morët vesh lajmin për vdekjen e motrës?
Mëngjesin e së premtes, na morën në telefon të afërmit e Olsit dhe na thanë se Rezarta ishte shtruar në spitalin e Librazhdit. Kur shkuam atje, morëm vesh se kishte vdekur.
Nga se kishte vdekur?
Të afërmit e dhëndrit na thanë se janë helmuar me mangall, por ne nuk e besojmë një gjë të tillë. Kemi dyshime që i kanë helmuar. Njeriu nuk mund të vdesë aq lehtë nga mangalli.
Ju dyshoni se bëhet fjalë për krim dhe jo për ngjarje aksidentale?
Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta.
Kur keni folur për herë të fundit me motrën?
Folëm në telefon mbrëmjen e së enjtes, pra një natë përpara ngjarjes dhe e pyetëm se si ndihej në familjen e re. Ajo dukej mirë. Na tha që të mos e kishim merak dhe që të mos qanim për atë. Kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe dukej e lumtur.
Dyshuat për ndonjë gjë atë natë?
Jo, nuk dyshuam, ndonëse nga zëri kishte diçka që nuk shkonte me të.
A mund të ketë qenë ky ndoshta një amanet për juve?
Ndoshta po.
Mangalli eshte krimineli. Kane fjwtur me mangall ndezur…
Une bera nje koment ne gazeten Dita a Tema qe diten e pare qe e lexova kete lajm. Me papergjegjshmeri vendosen diagnozat pa asnje analize. Dikush kish komentuar dritaren e mbyllur, dhe menjehere me shkoi mendja ne helmim nga monoksidi i karbonit. Nqs diagnoza e hemimit me “fotoksine” nuk echte e konfirmuar nga laboratori, c’do njeri qe ka shpifur pa fakte, perfshi edhe mjeket, duhen denuar. Sikur s’kane hall qe humben femijet, tani te hyjne dhe ne gjak, se aq mend kane.
fostoksina te helmon vetem kur e pi me bindje , e tretur ne uje ajo humbet efektin vdekjeprures
Njeriu vdes shumë lehtë nga mangalli. Mund të duket romantike, dhe në fakt është. Vdekja me monoksid karboni është e pandjeshme dhe shumë e ëmbël. Prapë vdekje është. Duhen ca mend në kokë. Më vjen keq të flas kështu në dhimbjen e tjetrit, por s’duhet të gabojnë të tjerët.
Jetonim njëherë 3 veta në një shtëpi. E kishim alarmin e tymit të prishur dhe e dinim. Fillonte e jepte alarm kot më kot. Të 3 u betuam se do ngriheshim dhe do bënim adetin (hapnim të gjitha dritaret) sa herë të binte alarmi, derisa të vinte tekniku. S’bëhet shaka me miellin e gjermanit.
U prefshin ne paqe, nuk do cte them.
Ngushellime te thella dhe Zoti i plotfuqishem i dhente force familjareve te tyre.
Shpresoj te gjendet fajtori, nese ka te tille.