DETAJET/ "Arrestimet në Durrës pas tërmetit", Policia zbulon emrat dhe veprat penale: 17 urdhër ndalimi, 9 në pranga, 8 në kërkim

14 Dhjetor 2019, 12:20Kronika TEMA

Policia e shtetit ka dhënë sot detaje nga aksioni për aksionin e nisur në Durrës për ndalimin e personave përgjegjës për sigurinë e godinave ku humbën jetën shumë njerëz pas tërmetit të 26 nëntorit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu tha se janë lëshuar 17 urdhra ndalimi, si dhe bëri publik emrat e të arrestuarve pas tërmetit tragjik që u mori jetën 51 persona dhe shkaktoi dëme të shumta në ndërtesa.

Deklarata e policisë:

Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokurorja e Rrethit Anita Jella dhe Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi

Policia e Shtetit, menjëherë pas rënies së tërmetit orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, kaloi në gatishmëri dhe u përfshi në operacionet e kërkim-shpëtimit. Në këto operacione u angazhuan 4012 forca policore, në Durrës, Tiranë e Lezhë.

Gjithashtu, u morën masa të menjëhershme për ruajtjen e rendit e sigurisë, ruatjen e objekteve të dëmtuara apo të braktisura nga banorët si pasojë e panikut, si dhe u morën në ruajtje objektet që u cilësuan të pabanueshme, me qëllim moslejimin e futjes së banorëve për shkaqe sigurie.

Krahas angazhimit dhe veprimeve të kryera në këto operacione dhe masave për ruajtjen e rendit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, me secialistë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në përbërje të tyre edhe specialistë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Finaciare në Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë, nën drejtimin e njësive të posaçme të ngritura nga prokuroritë përkatëse, me objekt “Kryerjen e veprimeve, dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti”, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Në këtë kuadër, grupet e punës kanë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale në të gjitha objektet duke filluar me:

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve të firmave që kanë ndërtuar objektet, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve nga bashkia respektive, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, projektin, supervizimin, zbatimin, si dhe lejen e shfrytëzimit.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në hipotekën respektive.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në institucionet e tjera.

• Si dhe në kryerjen e detyrave të tjera që do diktojë situatë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

• Në zbatim të këtyre detyrave, grupet hetimore kanë punuar me përkushtim e profesionalizëm, duke grumbulluar çdo provë që do i shërbejë hetimit.

Pas një pune intensive dyjavore, në përfundim të fazës së parë të punës, në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i punës, Prokuroria e Rrethtit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Për këto arsye, mbështetur në provat e administruara në këtë procedim penal është bërë ndalimi i këtyre shtetasve:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Grupi i posaçëm, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive për personat përgjegjës, për çdo rast që është evidentuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Ndërkohë, vijon puna e pandërprerë në terren për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi, por për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Theksojmë faktin se disa prej personave, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi janë larguar jashtë shtetit menjëherë pasi ra tërmeti.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias në transmetimin dhe nxjerrjen para kohe dhe të pakonfirmuara të lajmeve për urdhër-arreste apo arrestime, pasi këto lajme dëmtojnë hetimin dhe për rrjedhojë përbëjnë vepër penale.

Në kuadër të transperencës me median dhe publikun, Policia e Shtetit jep informacion zyrtar të konfirmuar edhe nga prokuroritë respektive kur lajmi ka të bëjë me vijimësinë apo cënimin e hetimeve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur dhe e përkushtuar për të garantuar rendin e sigurinë, për të luftuar krimin e organizuar, atë ekonomik e financiar duke çuar para drejtësisë personat përgjegjës.

Falënderojmë qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i ftojmë sërish që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke u garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të pananshëm. (TemA)

12 komente në “DETAJET/ “Arrestimet në Durrës pas tërmetit”, Policia zbulon emrat dhe veprat penale: 17 urdhër ndalimi, 9 në pranga, 8 në kërkim”

  1. Kalec Dega says:

    Cna nxorren mallin e Dulles me burgimet e internimet, klysht e kuq te Ram utit, lol!
    =
    dhe duan te hyjne ne Evrope ose me mire ja pse nuk duan qe Shqiperia te eci perpara dhe te ndahet perfundimisht nga ideologjite staliniste te jetij populli me kendveshtrim te kufizuar…

  2. Drejtësia e L(L)eshit says:

    Po ça i keni këto se latë nam..
    Sa shpejt u kujtuat..
    I latë të ikin dhe tani doni me i kap.
    Tani ose prokuroria është kot ose policia.
    Por që të kujtoheni sot ne 13 dhjetor për ngjarjen e 26 nëntorit..
    Mos jeni pak vonë dhe të gjithë ju kanë ik “në drejtim të paditur”.
    Me vjen keq Edo, por ky me të vërtetë që nqs ky është shteti që do bëje/ bëre nuk është asgjë tjetër veç shteti i leshit..

    1. Pol Lici says:

      @ Drejtesia e L(l)eshit:
      Gjenden provat nje here e pastaj akuzohen njerezit e cohen ne gjykate. Nuk eshte: denoji njehere se provat s’kane shume rendesi. Mjafton qe opinioni (yt) te jete per denim.
      Te gjesh provat do njefare kohe.
      Ata qe iken i gjen Interpoli, ne mos sot, neser…

  3. SPQR says:

    Isa Sakja duhet bere shembull per te tjeret, ky bashibozuk ka abuzuar me lejet ne Golem ne menyre “makabre”! Nje bastard, nder shume te tjere qe duhen kalbur ne burg!

  4. I urti says:

    Po Vangjush Dako eshte në liste?
    Apo nuk preken peshqit e medhenj?

  5. Roland says:

    U shkerdheni faren pushtave

  6. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Ej turkoshak:njeri thote se u bete si enveri me arrestimet,tjetri thote pse i late kaq vone arrestimet..

  7. Drejtësia e L(L)eshit says:

    Askush nuk thotë ndalo pa prova e dëno pa gjyq.
    Por është fakt që kemi disa vendngjarje..
    Dhe disa vdekje..
    72 orët e para janë shumë të rëndësishme në kriminalistikë për zbardhjen e ngjarjeve.
    S’ka asnjë lëvizje brenda të ashtuquajturës periudhë kohore që mbulon flagrancën ose zonën e nxehtë provat prishen ose tentohen.
    Të inkriminuarit ikin nga sytë këmbët..
    Ka shume menyra, pyeten për dijeni, ju kerkohet te raportojnë prezencën , njëra ndalimi për daljen nga vendi, mbahen në mbikqyrje, bllokohen urgjent të gjitha dokumentacionet etj etj..
    Mbase dhe i kanë bërë të gjitha këto procese. Por pastaj i bie Rezultati. .
    Ose të ngadaltë ose jo eficentë dhe të pa aftë ose më e keqja zot mos ta mendojmë, të koruptuar..
    Pra ose prokuroria ka leviz ngadalë ose policia s’po mundet dot të bëj punën e saj.
    Nga 17, 8 s’po i gjejnë dot.
    Ky është Rezultati sot në dt 14.. Mburuni me të !
    Thua se vetëm 17 janë të përfshirë në këto meselera..
    Nejse, nejse kemi bërë përmirësime..
    Nga shteti i preshit kena shku tek shteti i leshit..

  8. tit vlora says:

    Po Pilo Keri qe ja nxori te palarat ne emisionin Top Story , Marin Mema ça behet? Apo vari lesht gezon mbrojtje piramidale dhe nuk cenohet.

  9. Lasgushi says:

    Prokurorja e Durrësit të mos dalë me legenat pas arrestimeve që ata policë,me ligj e norma duhet ti kishin arrestuar që në fazën e ndërtimit dhe ligjërimit të ndërtimeve pa lejë,kriminelët e sotëm.Këta legenat si Minxhoz e Shehu duan të lajnë mutin me shurë.Ata janë fshehur pas thënieve të KM që shteti arreston.Prabdaj ka shurë Vangjush Dako e co.Sa lëmoshë u ka dhënë policëve që nga Drejtori e Ministri deri tek inspektori i zonës Gjyshi dhe kriminelët që vranë 51 shqiptarë. Prokuroria nqs nuk nxjerë dhe të arrestojë edhe policët e degjeneruar të tipit Minxhozin e Shehu duke ndenjur e fyer në krahë të tyre konsumon krim në detyrë.Ka ardhur koha e Vetingut të vërtetë në Polici,ndryshe do zhduket shteti e ligji tek në.Po kush ta bëjë këtë..Ai me pelerinën e d’Artanjanit?

  10. Opgj says:

    Cili drejtues në Drejtorinë e Policisë shqiptare përgjigjet për Krimet më fushën e ndërtimit.Ky bukurosh me emrin Minxhozin ka 20 vjet që është paguar për e të punë,i ka ditur dhe kriminelëve të kategorisë Gjyshi me shokë su ka hyrë gjëmb në këmbë sa arritën të vrasin 51.veta dhe 1 miliard euro dëm Shqipërisë.
    Çfarë pret prokurorja pse nuk i arreston ata policë të korruptuar që ka në krajl e që dalin si karaduza thuajse gjithë shqiptarët janë IDIOTË.Ata moj prokurorë janë vetëm për të prishur hetimin.Adhtu si bëri.shefi i Minxhozin që mbuloi vrasjen e Kosta Trebickës Në Voskopojë..

  11. Hajdutet says:

    Ndeshkimi duhet te filloj nga lart.Te gjithe pushtetaret ose palacot qe kane dhene lejet e ndertimit te cfare do lloji me zonal e demtuara kane marre LEK ose EURO dhe jo pak psh nje pallat cmimi shkonte 100 mije euro pa filluar puna. Prandaj dhe cmimet shkonin lart. Kafshet qe sot jane krenar me hajdurlliqe bejne sehir bile mund tju japin edhe mend Shtrengoni ndertuesit se tregojne se sa kane paguar pastaj merruni me te tjeret me poshte..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje