DETAJET: Si u ekzekutua në lokalin e tij, vëllai i “killerit” të Aldo Bares

14 Dhjetor 2019, 09:32Kronika TEMA
DETAJET: Si u ekzekutua në lokalin e tij, vëllai i

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja që tronditi Lushnjën. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Gjystri”.

Burime për ABC News thanë se viktima, 52-vjeçari Enver Boriçi, është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës.

Aktualisht vëllai Enver Boriçit është në burgun e Peqinit duke vuajtur dënimin e përjetshëm për një mori krimesh.

Mësohet se Enver Boriçi është gjetur i pajetë nga klientët, ulur në një karrige në lokal, me një plumb në kokë.

Dyshohet se ai u vra gjatë natës, por krimi i zbulua vetëm sot në mëngjes.

Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen si dhe identifikimin e autorëve të krimit.

3 komente në “DETAJET: Si u ekzekutua në lokalin e tij, vëllai i “killerit” të Aldo Bares”

  1. Loran shehu says:

    Epo do e ken ditur kollaj kur vrisnin e prisnin ne 97 en

  2. xhoxhi says:

    Si u bënë gjithë shqiptarët kriminele që ditën e parë të anarshisë mund ta shpjegojë kush?Diktaturën e shëmbëm për tu vrarë me njrë tjetrin?Enveri masakroi 25 vetë ndërsa sot jemi të masakruar të gjithë.Kemi frikë të dalim nga dera e shtëpisë sepse ose të pret asmi,ose hajduti ose vrasësi me pagesë me revole në dora….Për 30 vjet janë vrarë mbi dhjetë mijë vetë ska shtëpi mos ketë një nenë me shami të zezë dhe politikanët nxjerin ligje për ditë pëe veten e tyre.Jepi “demokraci” dhe mos u ndal..

  3. xhoxhi says:

    25 mijë vetë…jo 25

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje