Tërmeti: Ndalohen edhe burrë e grua, pronarë të hotel “Vila Palma”

14 Dhjetor 2019, 11:04Kronika TEMA

Një sërë fletë-arrestesh janë lëshuar mëngjesin e sotëm nga prokuroria e Durrësit në lidhje me përgjegjësit për shembjen e pallateve dhe ndërtesave në qytetin bregdetar gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Burime nga policia thanë se përveç zyrtarëve të Kadastrës dhe Kavaleshencës, në pranga janë vënë edhe pronari i pallatit tek ‘2 Gjelat’, njëkohësisht edhe pronari i lokalit ‘Barons’, Artur Terziu.

Ky i fundit akuzohet se ka ndërhyrë më strukturën e pallatit në funksion të lokalit të tij, duke u bërë shkak për shembjen e pallatit.

Po ashtu, në pranga janë vënë edhe pronarët e ‘Vila Palma’, Arben dhe Dëshira Qato.

Nga shembja e Vila Palmës humbi jetën babai i Dëshirës, Sadik Qato, ndërsa u nxor i gjallë djali i saj, Klajdi Qato.

Ky hotel kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit.

Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma”, Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.

Në Prokurorinë e Kavajës ndërkohë, ka të hapur një dosje penale për Dëshira Qato shefe Urbanistike në Kavajë, ish-kryebashkiakun Isa Sakja dhe dhe Dritan Kazazin, të cilët janë në hetim për “Shpërdorim detyre”, për dhënien e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës.

8 komente në “Tërmeti: Ndalohen edhe burrë e grua, pronarë të hotel “Vila Palma””

  1. meu says:

    Hajde rradha. Një nga një mos u shtyni.

  2. Popullore says:

    Kriminelet ne litar!

  3. lesh e li says:

    U be deti Kos. Nderto kushdo, kudo dhe si te mundesh.

  4. Ekonomisti says:

    Ky fondacion si te gjithe fondacionet e tjera ne bote duhet te kete numrin e tij te llogarise ne banke dhe eshte banka qe kontrollon burimin se nga vijne parate. Se dyti, jane institucionet zyrtare dhe te autorizuara nga shteti
    qe duhet te kontrollojne burimet financiare dhe bankare duke nxjerre ne dukje donatoret dhe kontributet e tyre.

  5. h says:

    Fshataret me qeleshe te kavajes që shisnin ujë me katruve ke stacioni trenit,
    u bene zyrtare dhe drejtues ne administraten shteterore.
    Hapu gropë na zhduk të gjitheve.

  6. ANDI says:

    deshira QATO buurri dhe Dritan Kazazi dhe kryetari i bashikse ISA SAKJA TE GJITHE funksionare te PD kavaje kelyshe te perkedhelur te Lul Bashes e Sali BErishes

  7. Ka lezet,se bashku jashte dhe mbrenda,do zoti l lene bashke ne nje qeli.

  8. Ce says:

    Ky është bashkepuntor i ngushtë i Ardian Celes qysh kur Çela ishte në bashki dhe se bashku kane organizuar tendera për bulevardin kryesor të Durrësit ku dihet sa janë vjedhur dhe ma ato para u ngrit hoteli në plazh. Çela i ka marë dhe djalin në punë e OShe një copë mishi me dy sy që ka blerë diplomën dhe tejet i paaftë por është djali i mikut të Celes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje