Manjati i Cryptocurrency vdiq duke lënë 145 milion dollarë në harresë, flasin juristët: Autoritetet kanadeze të zhvarrosin dhe të ekzaminojnë trupin nëse është ai

15 Dhjetor 2019, 19:37Bota TEMA

Juristët e cryptocurrency Quadriga CX, kërkojnë që autoritetet kanadeze të zhvarrosin dhe të ekzaminojnë trupin e themeluesit të ndjerë, Gerald Cotten, për të kontrolluar nëse personi i varrosur është me të vërtetë ai.

Cotten, bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Quadriga, vdiq në dhjetor 2018 nga komplikacionet e sëmundjes Crohn ndërsa po udhëtonte drejt Indisë.

Në atë kohë, Quadriga një nga kompanitë më të mëdha të këmbimit të cryptocurrency, tha se nuk kishte akses në astet e tij dixhitale.

Të paktën 145 milion dollarë mbetën të ngrira në llogarinë e Cotten.

Vdekja e Cotten e zhyti Quadrig në krizë dhe në “luftë” për të gjetur të ardhurat për kompensimin e 100.000 përdorues të monedhës.

Tani është kërkuar zhvarrosja dhe bërja e autopsisë në trupin e Cotten për të konfirmuar identitetin e tij dhe shkakun e vdekjes duke pasur parasysh rrethanat e diskutueshme që lidhen ndarjen e tij nga jeta dhe humbjet e mëdha të përdoruesve të prekur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje