Kina ka pezulluar tarifat shtesë për disa mallra amerikanë, të cilat ishin paracaktuar të zbatoheshin në datën 15 dhjetor, siç parashikohet nga marrëveshja tregtare midis dy vendeve që u shpall të premten e kaluar.
Vendimi u konfirmua nga komiteti tarifor i Këshillit të Shtetit Kinez.
Kundërmasat kineze që duhej të hynin në fuqi sot, më 15 dhjetor, kishin të bënin me mallra të ndryshme, nga misri në grurë, nga automjetet tek pjesët për makina të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tarifat e tjera kineze, të cilat tashmë janë zbatuar në mallrat amerikane do të mbeten në fuqi, thuhet në deklaratën e komisionit të botuar në faqet e internetit të departamenteve qeveritare, përfshirë Ministrinë Kineze të Financave.