Kreu i Partisë Laburistë Jeremy Corbyn ka shkaktuar një skandal në Britaninë e Madhe, duke cituar ish-diktatorin Enver Hoxha.
Skandali vjen pasi Laburistët pësuan humbjen më të rëndë në më shumë se 100 vite dhe është duke nxitur polemika të mëdha në mediat britanike.
Duke folur në një festë Krishtlindjesh të Partisë Laburistë, Corbyn e përshkroi Enver Hoxhën si një “sundimtar të ashpër”.
Corbyn raportohet se u përpoq ta motivonte stafin e partisë, duke cituar një nga fjalimet e diktatorit Enver Hoxha për festat e fundvitit.
“Mesazhi i Hoxhës për popullin shqiptar në vitin 1967 ishte se “ky vit do të jetë më i vështirë se viti i kaluar. Por nga ana tjetër, do të jetë më i lehtë se viti i ardhshëm”, citohet të ketë thënë kreu i Partisë Laburiste.
Gazeta e njohur britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull satirik, duke i pyetur lexuesit nëse mund ta gjenin kush e kishte thënë shprehjen se “ky vit do të jetë më i ashpër se vitin e kaluar”, Hoxha apo Jeremy Corbyn.
“Ne thjesht po krahasojmë retorikën e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili fajësohet për torturat, vrasje dhe burgosjet e rreth 100,000 shqiptarëve, ndërsa zoti Corbyn është një drejtues i një partie të zgjedhur në mënyrë demokratike që duket se mendon se është një ide e mirë për të citojë diktatorë vrastarë në festat e Krishtlindjesh”, shkruan “The Telegraph”.
Burimet nga partia Laburiste janë përpjekur ta cilësojnë citimin e diktatorit si një ” humor”, por mediat britanike shkruajnë se të paktë ishin zyrtarët e partisë që kanë qeshur.
“Me siguri Corbyn nuk kishte ndërmend t’i bënte britanikët të mendonin se ai mbështeste politikanët komuniste apo të ekstremistët e majtë”, shkruan ish-këshilltari i kësaj partie John McTernan.
Kjo ngjarje eshte shume e vjeter. Apo nuk kishit me cfare te mbushnit faqen
Po Enveri ca fjale te goditur paska thene
Tamam filizofik
S’ka faj Britaniku qe e ka cituar Xhaxhin , se Xhaxhi ka qene i papare
O gazetar [email protected] Robt ku t’i kesh!! Kjo histori ka vite, kurse ti e riposton për ca klikime më shumë. Ptuuuu!!! BQ!!!
Britanikèt dhe Zoti Korbin NUK i Vijnè as tek Maja e KARIT LEGJENDÈS ENVER HOXHA ! E kuptoni O Popull qè edhe mbas 37 Vjetésh , ENVER HOXHÈN e kujtojné akoma edhe nè Britaninè e Madhe dhe kudo nè BOTÈ ! ! Kurse kéta KURVAT HAJDUTÉ tè kètyre 29 Viteve NUK i Citon kèrrkush , sepse janè HAJDUTÈ , HAJNA dhe KRRIMINELÈ alla Petrit Vasili , Ardian Fullani , Tritan Shehu dhe Arben Ahmetaj !!! MALLKUAR qofté DEMOKRACIA me kèta lloj lloj KRIMINELÉSH dhe BANDITÈSH tè kètyre 29 Viteve PISLLIK dhe MASKARALLIK !!! I Paharruar qoftè kujtimi i ENVER HOXHÈS ! ! RROFTÈ SHQIPÈRIA ! ! RROFTÈ KOSOVA dhe Populli SHQIPTAR kudo nè BOTÈ
Jo mo te rilindur marksiste-demokrate te pjellur nga menja…. ai dhe enveri jane te frymezuar vetem nga marksizem-leninizmi….arnauti i jep leksion nje anglezi..kjo ndodh vetem ne trurin e kufizuar te nje arnauti ose te shrimtareve te Temes si ma siper..
He mer gabel me komplekse inferioriteti??
Shqipfoles vemje??
Anglezet perzierje etnish te ndryshme jane dhe bastarde.
Pervec kesaj jane edhe nder popujt me te degjeneruar ne Europe.
Kur Arnauti kishte qyteterim, paradhesit gjermane, breton dhe viking hanin mish te gjall.
Arnautet ishin populli me u respektuar ne Perandorine Osmane
Ndonjëherë e kam mbështetur Corbyn-in. Duket i vobekët nga fiqiri. Ka ndonjë politikë të saktë, por s’ka mundësi të dalin nga ajo mendje.
Misjoni i PPSH dhe i Enver Hoxhes nuk ishte tortura e njerezve qe ju poshtersisht per qellime propagandistike e shifroni ne 100 mij njerez. Misjoni i Enver Hoxhes ishte nxjerrja nga varferia e skajeshme e popullit shqiptar qe deri ne 1944 jetonte ende mesjeten. Dhe ai ja doli duke hapur shkolla universitete,spitale falas,qendrashkencore kulturore e sportive dhe nje industri te gjere e ane e kend vendit. Ket zhvillime nuk njiheshin me pare ne token shqiptare ndersa popullsia ,si rezultat i permiresimit te kushteve te punesimit dhe edukimit ,te shendetit dhe sigurise per 45 vjet qe zgjati sistemi socialist arriti ne gati 4 milion. U denuan vetem ata qe shkelen ligjet siç denohen gjithendej poe asnjehere 100 mije. asnjehere kjo shifer nuk kaloj ne disa mije dhe nderkohe e llogaritur ne krahesim me vendet e tjera te zhvilluara Shqiperia kishte 1 deri ne 1.5 % te denuar gjithsej per 45 vjet per çdo 200 banore qofte edhe per krimet me ordinere nderkohe qe ne vendet e zhvilluare kjo shifer eshte me e larte dhe vitet e fundit alarmante. Aktualisht ne burgjet e Shqiperise ka me shume te denuar se ne ne kohen e socializmit ne vitin me te keq te atij sistemi edhe pse popullsia eshte reduktuar ne gati 25% pa permendur ketu krime te renda qe asaj kohe as emri nuk i dihej.
Gazeta angleze Telegraph shkrimin e ka botuar me 9 dhjetor 2015, pra 4 vite me pare, kurse kjo qe shkruani ju sot eshte nje FAKE NEWS plote.