Ronaldo ngjit Juven në krye, Milani ndalet në shtëpi nga Sassuolo

15 Dhjetor 2019, 17:10Sport TEMA

Janë mbyllur sfidat e orës 15:00 në Serie A. Ndeshja më e rëndësishme ishte padiskutim ajo mes Juventusit dhe Udineses, që u mbyll me shifrat 3-1.

Cristiano Ronaldo ishte njeriu i takimit, me yllin portugez që shënoi një dopietë. Fillimisht, CR7 shënoi në minutën e nëntë të takimit, për të dyfishuar 26 minuta më vonë.

Golin e tretë për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Bonuçi, në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Pussetto në fund të takimit shënoi golin e vetëm dhe atë të nderit për Udinesen. Në takimet e tjera, Milani pa ide është ndalur 0-0 në shtëpi nga Sassuolo.

Kuqezinjtë e Piolit dominuan me raste, por nuk arritën të gjenin golin. Të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

1 komente në “Ronaldo ngjit Juven në krye, Milani ndalet në shtëpi nga Sassuolo”

  1. Peço says:

    Më habisni, i kishit të gjitha mundësitë ta përsërisnit sa herë të donit lajmin që jepni, kurse ju i bëni vetëm një përsëritje. Përsërite 10 herë, se nuk u bë qameti, më shumë do kënaqeshit si ju dhe ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje