‘Fake-news’ problem edhe në Europë, Mediat Ndërkombëtare: Faqet e rreme vënë në shënjestër vendimmarrësit europianë, shqetësues kombinimi i tyre me OJQ-të false

16 Dhjetor 2019, 16:39Kronika TEMA

Studiuesit europianë thotë se disa faqe interneti pro-indiane dhe institute kërkimore të rreme, kanë vënë në shënjestër vendimmarrësit në Europë, në lidhje me lobimin kundër Pakistanit.

Sipas një raporti nga EU Disinfo Lab, rrjeti i koordinuar prej 265 faqesh interneti (siteve) operon në 65 vende europiane dhe ka si qëllim të influencojë vendimmarrjen në Europë.

Faqja kryesore që studiuesit kanë gjurmuar është një kompani indiane e quajtur Srivastava Group.

Ky rrjet i gjurmuar nga studiuesit është gjithashtu i përfshirë në disa grupe përgjegjëse për fushatën e lobimit kundër Pakistanit, si pasojë e marrëdhënieve me Indinë. Por megjithatë ende nuk është gjetur ndonjë provë që ta lidhë rrjetin e shpërndarjes së lajmeve të rreme me qeverinë indiane.

Ndërkohë, problemi i “Fake news” është kthyer në një problem kryesor në pothuajse të gjitha shtetet e botës. Edhe në vendin tonë ka nisma të caktuara për të kontrolluar “Fake neës”, kryesisht nga Qeveria.

Por këto nisma kundërshtohen fuqishëm nga gazetarët, organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut, nga vetë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe nga OSBE, pasi cënon lirinë e medias dhe e kthen AMA në Gjykatë.

Studiuesit besojnë se qëllimi i rrjetit është përhapja e propagandës kundër fqinjit të Indisë, Pakistanit rival pasi të dy vendet kanë kohë që kërkojnë të kontrollojnë bisedimet kundër njëri-tjetrit.

“Më shumë sesa media të rreme vetëm, është kombinimi i tyre me OJQ-të false që është vërtet shqetësuese sepse siguron një mirazh të mbështetjes në internet, themelore për një kauzë të caktuar.

Këtu qëndron pikërisht dezinformimia”, i ka thënë BBC Alexandre Alaphilippe, drejtori ekzekutiv i EU Disinfo Lab.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje