Zbardhet ngjarja e Librazhdit, mjekësia Ligjore: Vajza vdiq nga monoksidi i karbonit

16 Dhjetor 2019, 13:48Kronika TEMA

Dy ditë pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë Olsi Hajdari, tashmë në një gjendje të mirë shëndetësore ka lënë spitalin dhe ka folur për herë të parë se çfarë ndodhi në dhomën e tyre të gjumit.

Sipas 27-vjeçarit ai pasi kishte darkuar me prindërit dhe bashkëshorten kishin shkuar në dhomën e gjumit. Aty meqenëse ishte ftohtë kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte marrë gjumi.

Ai ka treguar se më pas nuk kujtonte asgjë se kush e ka marrë dhe ku e kishin dërguar. Duket se këtë variant e konfirmon edhe Mjekësia Ligjore.

Sipas GSH, Mjekësia Ligjore ka pohuar se helmimi i çiftit ka ndodhur nga monoksidi i karbonit. Ndërkaq nga ana tjetër familjarët e Rezarta Xibrrakut kanë bërë një denoncim në polici.

Nëna e të resë, këmbëngul se Rezarten e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi.

8 komente në “Zbardhet ngjarja e Librazhdit, mjekësia Ligjore: Vajza vdiq nga monoksidi i karbonit”

  1. Sqepari says:

    Nje rast tipik qe shfaqet per t’u treguar shqiptarve se ne cderexhe ka perfunduar kazani! Vet quhen media por sjane perpos se ronxhobonxho pa kualifim, pa arsimim, pa moral!

    1. Hts says:

      Ca lidhje ka media, medias ia shperndan me email informacionin policia e shtetit, aty kerkojeni problemin…

  2. Ola says:

    Cfar nuk thane gazetat dhe portalet ,mjer ke ze halli se nuk te le rehat dhe medja,jane kthyet me keq se llafazanet dhe thashethemaxhiet.

  3. Sa me pare ligji per mediat says:

    Ka te drejte Rama per median.., madje te behet nje ligj sa me i ashper.
    5-6 dite shumica e mediave i mbushen kryelajmet me lloj lloj idiotlliqe duke sajuar mbi fatkeqesine e çiftit

  4. kujtimi says:

    Ja pra media kazan, qe aludon per cdo gje, e shkaterron njerez. A duhet te perkdhelet valle kjo media e keto gazertare?

  5. katarakti says:

    Ne Japoni eshte e perhapur shume, sidomos te të vjetrit, vetvrasja me qymyr druri. Eshte nje metode qe nuk shkakton dhimbje. Keshtu mund t’i kete ngjare edhe çiftit te ri. Kur perdor qymyr druri duhet te mbash hapur deren ose dritaren. Ndryshe…

  6. Apo jo? says:

    Po lajmin romantik te Romeos dhe Xhulietes kush e dha???????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje